E Diel, 1 Nëntor 2026

Urban falas për pensionistët, kartë të pafalsifikueshme

25/03/2005  Bashkia e Tiranës po përpiqet të nxjerrë një kartë të pafalsifikueshme për pensionistët që do të udhëtojnë falas me urban

U përurua dje shërbimi falas me autobusë urbanë për pensionistët e kryeqytetit. Kjo iniciativë e Bashkisë së Tiranës shtrihet në 9 linja të urbanëve qytetas, linja në të cilat gjatë gjithë orarit të shërbimit do të lëvizë nga një autobus posaçërisht pa pagesë për pensionistët. Bashkia e Tiranës e ka parë këtë shërbim falas në kuadër të iniciativës “Pleqëri pa Vetmi”, që synon ofrimin falas të disa shërbimeve publike në kryeqytet për të moshuarit. Ky shërbim do të subvencionohet nga Bashkia e Tiranës, duke e parë këtë si një detyrim ndër më minimalët që duhet plotësuar ndaj moshës së tretë. Nga ana tjetër, po vazhdon puna për nxjerrjen e një karte të pafalsifikueshme, me elementë të lartë sigurie, për të gjitha kategoritë që përfitojnë shërbimin e transportit publik falas. Gjithashtu po merren hapat e duhur për ndryshimin e ligjeve dhe udhëzimeve përkatëse, për sa i përket shërbimit ndaj pensionistëve dhe të gjitha kategorive të tjera që udhëtojnë falas, me qëllim plotësimin e kuadrit ligjor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›