Kunati i Dritan Dajtit tenton lirinë
TIRANE-Kunati i Dritan Dajtit, autorit të masakrës së 7 gushtit 2009 në Durrës ku ekzekutoi katër oficerë policie, tenton lirinë në Gjykatën e Lartë. E perditshmja Gazeta Shqiptare, Ergest Xhoxhi, i cili ndodhej në timonin e makinës dhe shoqëronte të shumëkërkuarin ditën e ngjarjes tragjike, i është drejtuar gjykatës supreme me një kërkesë për shuarjen e masës së sigurisë dhe lirimin e menjëhershëm nga qelia e burgut 313 ku ndodhet prej afro dy vitesh. I akuzuari për ndihmën që i jepte të kërkuarit të drejtësisë shqiptare për t’u shpëtuar prangave, pretendon se afatet e paraburgimit kanë përfunduar dhe për pasojë ai duhet të rifitojë lirinë.
Gjykata e Lartë ka vendosur ta shqyrtojë çështjen dhe pritet të dalë së shpejti me një vendim, prej nga do të vendoset fati i të riut. Ndërkaq, pritet që e njëjta kërkesë të bëhet edhe nga ish-polici Mariglen Muçaj, i cili akuzohet se informonte të shumëkërkuarin Dritan Dajti për çdo lëvizje të policisë, me qëllim që ai t’u shpëtonte operacioneve për kapjen e tij.
Mesditën e 7 gushtit 2009, skuadra speciale operacionale zbarkoi në Durrës për të shtrënguar prangat në duart e Dritan Dajtit, pasi kishin informacion se i shumëkërkuari ndodhej në zonën e plazhit pranë ish-pistës “Iliria”. Sapo specialët i afrohen makinës me të cilën udhëtonte Dajti, ai qëllon në drejtim të tyre duke ekzekutuar në pak minuta Fatos Xhanin, Saimir Duçkollarin, Altin Dizdarin dhe Kastriot Feskajn, gjithashtu vret dhe mikun e tij, Ledion Mare. Vetë i shumëkërkuari ra në pranga pasi u plagos nga dy plumba dhe është i destinuar të qëndrojë pas një karrigeje me rrota. Aktualisht Dajti dhe dy të pandehurit e tjerë, Ergest Xhoxhi dhe ish-polici Mariglen Muçaj po përballen me akuzat në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Para pesëshes gjykuese po dëshmojnë efektivët e skuadrës speciale operacionale, të cilët morën pjesë në operacionin anti-Dajti.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)