E Shtunë, 31 Tetor 2026

Faturat e palikuiduara, kapin shifrën 70.000 lekë

14/09/2009  Fondi special 284.000 lekë

Duke qenë se që prej vitit 2007 në Prokurorinë e Përgjithshme kanë mbetur të papaguar shumë fatura, që kanë të bëjnë me përkthimin e letërporosive si dhe të ekspertizave të ndryshme, specialistët e organit të akuzës kanë kërkuar nga Ministria e Financave një fond special për shpenzimet operative, i cili kap shifrën 284.000 lekë të reja. Mësohet se totali i faturave të palikuiduara, të cilat janë të mbartura që prej vitit 2008 kap një vlerë financiare prej rreth 70.000 mijë lekë të reja. Mësohet se pjesa më e madhe e faturave të palikuidura janë që në kohën kur Prokuroria e Përgjithshme drejtohej nga kryeprokurori Theodhori Sollaku. Mungesa e fondeve në këtë drejtim ka bërë që në atë kohë të mos paguhet pjesa më e madhe e këtyre faturave, gjë e cila tashmë ka detyruar specialistët të risin kërkesat financiare në Ministrisë e Financave. Aktualisht në zyrën e Prokurorisë së Përgjithshme, në zbatim të letër porosive janë për t’u përkthyer me dhjetëra dosje penale dhe shumë të tjera pritet të vijnë vitin e ardhshëm. Të ndodhura në këto kushte, dosjet penale kthehen në pengesë për hetimin e një çështjeje, pasi legjislacioni shqiptar tregon se prokurori nuk ka të drejtë të kryejë asnjë veprim hetimor, deri sa fashikuj që përmban dosja penale të përkthehen nga specialistët e Ministrisë së Drejtësisë. Gjithashtu mësohet se në artikullin e shpenzimeve operative është parashikuar mirëmbajtja e sistemit special të telekomunikimeve, i cili kap shifrën financiare prej rreth 34.450 mijë lekë të reja. Sipas burimeve pranë organit qendror të akuzës domosdoshmëria e rritjes së këtyre shpenzimeve ka ardhur si rezultat i rritjes së kostove për shërbimet kompjuterike, energjisë elektrike, internetit, kostot e sigurimit të automjeteve e të tjera. Shuma prej 284.000 mijë lekë që është dhënë nga Ministria e Financave përputhet me kërkesat që ka bërë Prokuroria e Përgjithshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›