E Shtunë, 31 Tetor 2026

Faturat e shkurtit, qytetarët: OSSH po na rrënon me të njëjtin ritëm

Ankesat e qytetarëve ndaj OSSH nuk merren parasysh, vazhdon lëshimi i faturave të fryra

Përpos vjedhjeve marramendëse për muajt dhjetor dhe shkurt, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes vijon me të njëjtin ritëm të rrënojë ekonominë e qytetarëve me anë të faturave të energjisë elektrike. Në sportelet e arkëtimit nr. 1 dhe 4 të OSSH në kryeqytet, edhe gjatë ditës së djeshme, qytetarët dilnin të shokuar nga shumat e faturuar nga OSSH në faturat e tyre.

Ndonëse fenomeni në fjalë vijon të jetë objekti kryesor i debatit politik, ku për këtë çështje ka reaguar dy herë edhe vetë ministri Prifti, çuditërisht nuk po konstatohet asnjë shenjë reflektimi nga ana e OSSH. Sipas qytetarëve, e vetmja gjë që është vënë re pas denoncimit të skandalit është se OSSH ka ndërruar faturuesit, por jo mënyrë dhe nivelin e vjedhjes. Me sa duket OSSH po e justifikon grabitjen për muajin shkurt me ato dy deklaratat e ministrit të Energjetikës, Dritan Prifti, i cili pasi ka pranuar vjedhjen, ka premtuar se do të shqyrtojë ankesat e konsumatorëve si dhe do të kthehet shuma e mbifaturuar. Pra, me paratë që OSSH po u vjedh qytetarëve për muajin shkurt, planifikon shlyejë grabitjen për muajin dhjetor dhe janar. Mirëpo, pyetja shtrohet sesi do ti kthejë këto para Prifti, në kushtet kur zyra e ankesave të OSSH nuk ka pranuar ende asnjë ankimim? Sipas qytetarëve, OSSH dhe ministri Prifti, jo vetëm që nuk do ti kthejnë kurrë paratë e dy muajve të kaluar, por ato shprehen se vjedhjet më të rëndë po kryhet me faturat e muajt shkurt. Kërkoi të më sqarojnë sesi ka mundësi të vijë fatura me 30 mijë lekë të vjetra për një shtëpi që ka 5 vjet që nuk banon kush në të. Pronarja e shtëpisë është ime motër. Bashkë me familjen ajo jeton prej 5 vitesh në Itali. Mirëpo, kohët e fundit ka ardhur fatura e energjisë elektrike me shuma absurde. Kjo është e patolerushme. Jam ankuar gjithandej, por nuk më ka dhënë kush arsye. Ja, një herë ma pranuar ankesën dhe për një farë kohe nuk erdhi më fatura. Por, sa herë që OSSH ndërron faturuesit, faturuesit e rinj më sjellin fatura me shuma në tym, u shpreh Lindita Rruçi. Ajo pohoi se faturuesit e rinj as që i shikojnë fare matësit, por vlera në faturë varet nga oreksi i drejtuesve të tyre. Qytetarët gjithashtu shprehen se kishin për të ndërprerë çdo kontratë me OSSH, por kjo është e pamundur pasi OSSH ka monopolin në vend. Dy janë arsyet që OSSH, pavarësish reagimeve, vijon të abuzojë me faturat energjisë elektrike. Së pari, OSSH ka mbështetjen e fortë të ministrit Prifti, e si rrjedhojë edhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë, e cila gjithashtu kontrollohet nga Prifti. Së dyti OSSH ka monopolin në vend, pra qytetarët nuk kanë mundësi të zgjedhjen një kompani tjetër që tu ofrojë një shërbim të tillë. 

Asnjë hap për dëmshpërblimin e dhjetorit
Ndonëse kanë kaluar 2 muaj qysh se OSSH grabiti hapur mijëra qytetar, duke ua çuar faturat e energjisë elektrike për muajin dhjetor me çmimet e muajit janar, pra rreth 12 % më tepër, ende nuk është marrë asnjë masë për dëmshpërblimin e qytetarëve. Vetë OSSH, pa pikën e turpit e pranoi se në faturat e dhjetorit ishte zbatuar skema e rritjes së çmimit të energjisë, që ishte aplikuar për muajin janar. Qytetarët tani kërkojnë tu kthehen mbrapsht sa më parë çdo qindarkë e grabitur nga monopoli OSSH,  pa pasur nevojë për ankesa, pasi grabitja është bërë në mënyrë të unifikuar për të gjithë. Konsumatorët gjithashtu kërkojnë që shuma e grabitur ose të kthehet fizikisht ose të zbriten në faturat e muajve në vijim. Ata kërkojnë garanci që kjo vjedhje nuk të përsëritet më, ndaj hetimi, gjykimi dhe ndëshkimi i monopolit OSSH dhe zyrtarëve të tij, lidhur me këtë vjedhje është detyrim ligjor dhe moral. Me qindra mijëra qytetarë janë ankuar për shumat marramendëse të faturave dhe ende nuk është marrë asnjë përgjigje, përpos një deklarate të pashpresë të ministrit Prifti. Mirëpo, ndonëse vjedhja e OSSH po merr përmasa të jashtëzakonshme, Prokuroria e Përgjithshme vijon të heshtë dhe ende nuk ka bërë asnjë hap për të nisur hetimet. Përveç poetikës, janë edhe shumë qytetar që i kanë kërkuar Prokurorisë të bëjë detyrën.

Mbështetja
Dy janë arsyet që OSSH vijon të abuzojë me faturat energjisë elektrike. Së pari, OSSH ka mbështetjen e fortë të ministrit Prifti, e si rrjedhojë edhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë, e cila gjithashtu kontrollohet nga Prifti. Së dyti OSSH ka monopolin në vend, pra qytetarët nuk kanë mundësi të zgjedhjen një kompani tjetër që tu ofrojë një shërbim të tillë. 

Vjedhja
Me paratë që OSSH po u vjedh qytetarëve për muajin shkurt, planifikon shlyejë grabitjen që ju ka bërë qytetarëve në muaj dhjetor dhe janar, për të cilat ka pasur ankesa të panumërta nga qytetarët

Mosbesimi
Sipas qytetarëve, OSSH dhe ministri Prifti, jo vetëm që nuk do ti kthejnë kurrë paratë e dy muajve të kaluar, por ato shprehen se vjedhjet më të rëndë po kryhet me faturat e muajt shkurt


OSSH, skema e re e vjedhjeve
Siç dihet nga çdo shqiptar, OSSH ka implementuar disa skema për vjedhjen e qytetarëve me anë faturave të energjisë elektrike. Skema me klasike janë faturat e fryra, pavarësisht kilovatorëve të harxhuara nga konsumatori. Një skemë tjetër është me anë të ndërhyrjes në matës, ku faturisti ndërhyn teknikisht dhe abuzivisht në matës që ai të paraqes kilovatorë më shumë të harxhuara nga se janë konsumuar realisht. E gjithë kjo grabitje bëhet në sajë të sigurisë që i garanton ministri Prifti OSSH, se nuk do ta hetojë kusht për grabitjen si dhe as metrologjia nuk do të ushtojë kontrolle. Megjithatë, sipas qytetarëve, tani OSSH po i grabit nëpërmjet ndërrimit të faturuesve. Për shembull, në një zonë ku qytetarët ankohen ndaj faturuesit, OSHS e ndërron faturuesin duke e quar në një zonë tjetër. Faturuesi që vjen në vend të tij, sipas qytetarëve vijon vjedhjen me të njëjtin ritëm sa ia i pari.

Berisha: Do të dyfishojmë prodhimin e energjisë, 35 hidrocentrale drejt përfundimit
Kryeministri Berisha ka informuar deputetët e Partisë Demokratike për investimet që janë bërë në fushën e energjetikës. Ai është shprehur se në Shqipëri janë në ndërtim e sipër 35 hidrocentrale. Sot në Shqipëri, në të cilën deri 2 vjet më parë, që prej 30 vitesh, nuk kishte ndërtuar qoftë edhe një hidrocentral, janë në ndërtim e sipër 35 hidrocentrale, ka theksuar Berisha. Ai ka shtuar se gradualisht po shkohet drejt dyfishimit të kapaciteteve prodhuese në energji. Fuqia e tyre e instaluar është rreth 800 Megavat dhe gradualisht po shkohet drejt dyfishimit të kapaciteteve prodhuese në energji. Kjo nuk është as 1/3 e asaj që ne do të vëmë në shfrytëzim dhe potencialeve që kemi. Pra në 35 kanë filluar punimet. Kjo është një shifër shumë e lartë. Natyrisht, janë licencuar shumë më tepër, por 35 është një numër jashtëzakonisht mbresëlënëse dhe shpresëlënëse, ka deklaruar kryeministri Berisha.

Last Updated on E Marte, 09 Mars 2010 23:04

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›