E Shtunë, 31 Tetor 2026

Faturë për Gërdecin

Nisi dje proçesi i vlerësimit financiar të dëmëve të shkaktuara nga tragjedia e Gërdecit. Kjo pohohet nga departamenti i Informacionit në Këshillin e Ministrave. Sipas Komisionit Ndërministror të Emergjencave Civile, vlerësimi do të bëhet në bazë të dosjeve të përpiluara nga grupet e ekspertëve, të cilat janë firmosur nga të gjithë kryefamiljarët dhe pronarët e objekteve të dëmtuara. Grupet të cilat do të bëjnë edhe vlerësimin financiar, sikurse bëhet e ditur nga departamenti i Informacionit pranë kryeministrisë, përbëhen nga një numër i madh ekspertësh të specializuar të ALUIZNI-t, Entit të Banesave dhe Prefekturës së Tiranës. Ndërkohë, procesi i vlerësimit të dëmëve materiale ka përfunduar dy ditë më parë dhe mbetet tashmë vetëm vlerësimi finaciar i këtyre dëmëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›