E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria po shmanget

Partia Socialiste kritikoi dje Prokurorinë e Përgjithshme lidhur me hetimet ndaj tragjedisë së Gërdecit. Sipas saj në këtë ngjarje është përfshirë një grup i strukturuar kriminal. Erion Braçe, në emër të PS-së tha se ka të paktën 5 shkelje penale ndaj të arrestuarve Delijorgji, Pinari, Minxholli, ndërsa i quajti të pamjaftueshme akuzat e ngritura nga prokurorët. “Prokuroria po heton veprën penale më të lehtë, më banalen. Janë kryer disa vepra penale si shkatërrim i pronës me eksploziv, shpërdorim i detyrës, trafikim armësh dhe municioni, stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e armëve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme, ndotja e ajrit” - nënvizoi Braçe. Ai shtoi se akuza aktuale, shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë, për të cilën janë arrestuar 3 të pandehurit dënohet me gjobë ose burgim deri në 10 vjet. Socialistët e quajnë absurd faktin që një krim që ka sjellë si pasojë mbi 20 të vdekur, mbi 300 të plagosur dhe dëme materiale të klasifikohet si një vepër penale që mund të dënohet edhe me gjobë.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›