Oketa: Do ketë transparencë

Ministri i pritshëm që do të drejtojë dikasterin qeveritar të Mbrojtjes, Gazmend Oketa deklaron ...
Ministri i pritshëm që do të drejtojë dikasterin qeveritar të Mbrojtjes, Gazmend Oketa deklaron se pas miratimit të tij si ministër, do të ketë transparencë maksimale për çështjen e dokumenteve që mban ky institucion. “Transparencë maksimale për gjithçka që është detyrim ligjor dhe nuk cënon sigurinë” ka thënë Oketa në një prononcim të shkurtër për “Korrierin”, duke premtuar kështu se do të jetë i hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të informohen në lidhje me kontratat e nënshkruara nga Ministria e Mbrojtjes, në lidhje me tregtinë e armëve dhe në lidhje me dokumente të tjera që kërkon hetimi. Zëvendëskryeministri aktual pret të marrë detyrën e ministrit të Mbrojtjes, pas dorëheqjes së Fatmir Mediut, ndërsa nuk është caktuar akoma se kush mund të jetë pasuesi i tij pranë kryeministrit Berisha. Tashmë, është vetëm çështje procedurash që zëvendëskryeministri, Oketa të marrë drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes ndërsa ka marrë miratimin e kryesisë së Partisë Demokratike. K.K