Sot shpallet lista e fituesve për komitetet vendore
04/02/2005 Komiteti shtetëror i kthimit dhe kompensimit të pronave do të shpallë sot listën e fituesve për komitetet vendore të rretheve. Shpallja e fituesve do të sjelë dhe fillimin e menjëhershëm të punës së këtyre komiteteve. Gjithashtu burime pranë KSHKKP-ve kanë theksuar për "Metropol" se do të bëhet i ditur dhe çmimi për blerjen e truallit që do të legalizohet nga ndërtuesit. Mësohet se për të përcaktuar çmimin për blerjen e truallit për legalizim Komiteti Shtetëror i Kthimit dhe Kompensimit të Provane ka marrë mendimin dhe argumentet e shumë eksperëtve dhe specialistëve të ndryshëm në këtë fushë.