E Hënë, 2 Nëntor 2026

Meta në Kukës: "Qeveria reagoi vonë në zonat veriore"

04/02/2005  Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka vazhduar dje turin e takimeve me banorë të rrethit të Kukësit. Meta, duke iu referuar situatës së rënduar klimatike në këtë zonë, tha se "kjo situatë gjeti tërësisht të papërgatitur qeverinë për të reaguar menjëherë në këto zona. Dhe në ato raste që qeveria reagoi, ky reagim ka qenë mjaft i vonuar dhe vazhdon të jetë shumë i dobët dhe jo efektiv". Sipas Metës, qeveria duhet të kërkojë dhe ndihmën e autoriteteve kosovare për të stabilizuar situatën në aksin Shqipëri-Kosovë. Për kreun e LSI-së, kjo situatë e rënduar ka ardhur për shkak të shpërdorimit të fondeve për reahabilitimin e sistemit rrugor. Banorët e Kukësit kanë shprehur shqetësimin e shpërdorimit të ndihmave dhe fondeve që janë dërguar nga qeveria. Sipas banorëve "do të ishte shumë e dobishme që një pjesë e këtyre fondeve të kishte shkuar për mobilizimin e mjeteve private për hapjen e rrugëve, pasi pushtetarët vendorë po përpiqen ta shfrytëzojnë këtë situatë për abuzime me ndihmat dhe fondet që janë për përballimin e situatës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›