Faure-Topallit: Franca pro ndryshimeve kushtetuese
Franca përshëndet reformën kushtetuese, të miratuar në Kuvendin e Shqipërisë dhe e konsideron atë një zhvillim pozitiv në konsolidimin e demokracisë dhe në funksionimin e Parlamentit shqiptar.
Ky mesazh iu dha Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli nga Jacques Faure, drejtori i BE-së në Ministrinë e Jashtme Franceze. I rikthyer pas 16 vitesh në Tiranë, Faure tha se: “Në këtë vizitë e gjen Shqipërinë totalisht të transformuar dhe kjo është një shenjë e fortë e punës së madhe të bërë”. “Franca si anëtare e Bashkimit Evropian, mbështet zhvillimet pozitive dhe reformat e ndërmarra nga Qeveria Berisha, reforma që tregojnë se Shqipëria është në rrugë të mbarë me një objektiv të qartë drejt BE-së. Ne do të vijojmë qëndrimin tonë mbështetës dhe inkurajues për vendin tuaj”, tha Faure. Kryetarja e Kuvendit, Topalli falënderoi Faure për mbështetjen që Qeveria, Presidenti dhe institucionet franceze kanë dhënë në proceset integruese të Shqipërisë në BE dhe NATO. “Reforma kushtetuese e miratuar pak ditë më parë me konsensusin më të gjerë që ka njohur parlamentarizmi ynë, është një revolucion i vërtetë kushtetues, që çliron Shqipërinë nga krizat dhe vendos stabilitet në vend”, theksoi Topalli.