Fondacioni “Qemal Stafa” tryezë për çështjet e punësimit
Tryeza e radhës e Fondacionit “Qemal Stafa” kishte si temë çështjet e punësimit.
Në fjalën e tij, drejtori Ekzekutiv i këtij Fondacioni, Saimir Tahiri tha se: “Askush nuk ka dyshim sot se vendi ynë është një ndër vendet me papunësi më të lartë në gjithë Evropën, e jo vetëm kaq, por është vendi që ofron më pak mundësi se vendet e tjera për punësim. Ndoshta jemi vendi i vetëm që deklarojmë rritje ekonomike, e cila çuditërisht nuk shoqërohet me hapjen e vendeve të reja të punës”. Ndërsa kryetarja e Grupit Parlamentar të PS, Valentina Leskaj tha se: “Punësimi mbetet një nga problemet e mëdha, jo vetëm për shkak të nivelit të lartë të papunësisë dhe varfërisë që buron nga kjo papunësi, po edhe për faktin që punësimi kryqëzon shumë çështje të zhvillimit të një vendi”. Lektori i Universitetit të Romës, Prof. Enrico Pugliese, i cili asiston fondacionin ‘Qemal Stafa’ në hartimin e rekomandimeve për çështjen e punësimit deklaroi: “Situata e Punësimit dhe e Papunësisë në Shqipëri është alarmante, megjithatë, ekzistojnë mundësitë që me politika efeciente të sigurohet një sinergji midis zhvillimit ekonomik, rritjes ekonomike, investimeve me rritjen e punësimit, uljen e papunësisë dhe zbutjen e varfërisë.”