Legisi për votat me Gjinushin
Deputeti i LSI-së Ndre Legisi, ka takuar dje paradite kreun socialdemokrat, Skënder Gjinushi me të cilin mësohet se, kanë folur për zhvillimet politike pas ndryshimeve kushtetuese.
Mësohet se, Legisi ka kërkuar bashkëpunimin me deputetët e PSD-së për të firmosur kërkesën për mbajtjen e referendumit popullor, i cili do të shprehej për ndryshimet kushtetuese, që prekin jo vetëm sistemin zgjedhor, por edhe kompetencat e kryeministrit dhe zgjedhjen e presidentit. Dy ditë më parë, vetë Ilir Meta tha se, nuk do ngurojë t'i kërkojë votën edhe Fatos Nanos për referendumin.