E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo: Asnjë mbështetje nga aleatët tanë teorikë

Kryetari i Partisë Dem-okracia Sociale, Paskal Milo, shprehu dje pakënaqësinë ndaj aleatëve të deritanishëm, që sipas tij, janë përpjekur të eliminojnë këtë forcë nga skena politike.

Duke shprehur rezervat e tij ndaj marrëveshjes PD-PS për ndryshimet në Kushtetutë, Milo theksoi në mbledhjen e Komitetit Drejtues të PDS-së, që përkoi me 5-vjetorin e krijimit të saj se,  "për fat të keq, nga partnerët e aleatët tanë teorikë, nuk morëm as mbështetjen dhe as solidaritetin më të vogël, nuk u pamë dhe as u trajtuam si të tillë". Por, vijoi kreu i PDS-së, përkundrazi u bënë përpjekje të hapura e të maskuara për të na dëmtuar dhe për të na eliminuar si faktor politik, duke na trajtuar në mjaft raste si kundërshtarë dhe jo si partnerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›