MekKein, Obama dhe VIU-te
Mençuria konvencionale, të cilën e ndaj edhe unë, është se Barak Obama do t‘i fitojë këto zgjedhje, ndoshta me një shumicë të shëndoshë. Por demokratët janë me nerva; kanë makthe, se disfata do të mbërthehet nga kthetrat e fitores. Për t‘ua shtuar mizorinë (dhe për t‘i ruajtur nga vetëkënaqësia), ja si mund të zhvillohet ky film horror: Në fund, problemi ishte te VIU-të. Kjo e fundit është shkurtesë për "votuesit me informata të pakta," tri të pestat e elektoratit, të cilët shfaqen një herë në katër vjet që të votojnë për Presidentin, por kryesisht e urrejnë politikën. Ata janë 75 milionë njerëz, të cilët nuk votuan gjatë preliminareve. Ata nuk i lexojnë gazetat apo revistat, nuk shikojnë lajme në televizion dhe nuk i japin votat herët. Besnikëria e tyre ndaj një kandidati shqyhet lehtë si një këmishë.
Disa milionë shkuan nga Obama gjatë shtatorit dhe tetorit; ata kishin dëgjuar se Obama e ka mbajtur veten mirë gjatë debateve. Pastaj, në javën e fundit, ata iu kthyen zgjedhjes tjetër: Xhon MekKein. Disa kishin arsye më të mirë për ta braktisur sesa ngjyra e lëkurës së Obamës; shumë të tjerë jo. Në tetor, një studim nga ‘Associated Press‘ vlerësoi se raca e Obamas do t‘i kushtojë një 6-përqindësh. Përqindja ishte e vogël, por mjaftonte që t‘ia japë Presidencën MekKeinit. Organizimi i Obamas në terren ishte tejet i mirë, andaj nuk ishte befasi që shumica e 18 milionë votuesve të Hilari Klintonit u kthyen në shtëpi te demokratët; ballë për ballë me votuesit (dhe fyerja për shkak të zgjedhjes së Sarah Palinit) e bëri të veten.
Por brezi i madh i më shumë se 30 milionë të pavarurve shkuan drejt MekKeinit. Duke mbledhur shumicën në shtetet e mëdha demokrate, si Kalifornia, Nju Jorku dhe Illinois, Obama e mbajti votën popullore, por përfundoi si Al Gore në vitin 2000, duke iu mohuar hyrja në Kolegjin Elektoral. Shenja e parë ogurzezë u shpërfill në mes të euforisë demokratike, kur Obama e deklasoi MekKeinin në krizat financiare. Ndërsa shumica e shtetit shkoi nga i nominuari demokrat në fillim të tetorit, Ohajo nuk e bëri këtë. Obama kurrë nuk do të mund të fitonte aty. Gjatë preliminareve demokrate, arritjet e tij të mëdha që vinin nga Kleveland nuk mjaftonin të mbulonin humbjet që ishin më shumë se që pritej nga paralagjet.
Florida ishte dukur premtuese për Obamën për një kohë, por dobësia e tij në mesin e të moshuarve e bëri të veten. Një sondazh nacional nga fillimi i tetorit duhej të ishte një paralajmërim: e tregonte atë me një përparësi prej 7 për qind në përgjithësi, por me një rënie prej 14 për qind në mesin e atyre që ishin më të vjetër se 65 vjet. Obama me lehtësi e mori votën e hebrenjve, por jo me 75-përqindëshin e fituar nga Al Gore dhe Xhon Kerri. Ashtu si doli, problemi i vërtetë nuk ishte Florida jugore, ku hispanikët befasishëm ishin kryesisht për Obamën. Ishte erozioni në korridorin kritik afër Tampas dhe në Panhandles, ku teprica republikane në mesin e të bardhëve mund t‘i atribuohet vetëm racës. Obama e ktheu Nju Meksikon, Iovën dhe Nevadën nga republikanë në demokratë. Por kishte arsye pse Virxhinia nuk ka votuar për demokratë që nga viti 1964. Transformimi i pjesës veriore të shtetit nuk mund ta tejkalojë një shumicë të madhe për MekKeinin në mesin e të bardhëve në jug. Ata nuk ishin racistët e gjeneratës së prindërve të tyre, por gjithashtu as nuk ishin gati që të votojnë për të paparamendueshmen.
Ndërsa MekKein e mbylli zbrazëtirën gjatë javës së fundit me mesazhin e tij për taksa dhe frikës së një sulmi tjetër terrorist, gara u fokusua në Nju Hempshir (të cilët votuan për Kerrin në vitin 2004) dhe Kolorado (të cilët votuan për Presidentin Bush). Obama kishte nevojë për njërën nga këto vende që të arrijë gjer në 270 vota elektorale. Të pavarurit në Nju Hempshir për një kohë të gjatë e kanë pasur pikë të dobët MekKeinin gjatë preliminareve të republikanëve dhe ata votuan për të sërish. Kolorado, pas flirtimit me Obaman, thjesht iu rikthye formës, me imazhin e Palinit që ndihmoi mjaft. Obama ishte lidhur me secilin konvikt të kolegjit në vend dhe ai ngjalli entuziazëm të madh në mesin e të rinjve që merren me politikë. Por ata, të cilët merreshin më pak me politikë, u thanë reporterëve një ditë pas zgjedhjeve se ata kishin dashur të votonin për Obaman, por kishin qenë "shumë të zënë". Historia e përsëritur: njerëzit e rinj sërish votuan në përqindje më të vogël se të moshuarit. T‘i presësh ata u bë si të presësh Godonë.
Por dështimi më i thellë i anketimit ndodhi për shkak të metodologjisë, që do të mund të llogarisë keq për 9 në 10 votues, të cilët nuk do t‘u përgjigjen pyetjeve të anketuesit. Me thirrje të pandalura robotike dhe 15 thirrje të gjalla nga fushata, drejtuar secilës shtëpi në ndonjë shtet që luhatet, edhe më pak njerëz se normalisht gjatë dy javëve të kaluara, e rezervuan kohën e tyre për t‘u përgjigjur. Për kë ishin votuesit të cilët e mbyllnin telefonin? Disproporcionalisht ishin për MekKeinin. Duke i refuzuar anketuesit, ata e shtrembëruan shabllonin drejt Obamas, duke e fryrë "përkrahjen" e tij. Në fillim të sezonit të fushatës, "Newsweek" pyeti: "A është Amerika gati" për një president zezak? Përgjigja: "Vetëm nëse Obama vërtetohet të jetë një kandidat, i cili është pothuajse pa asnjë defekt, dhe madje edhe atëherë, ne nuk do ta dimë sigurt deri në ditën e votimit". Kjo nuk do të thotë se Obama ka humbur, sepse të gjithë, apo madje shumica e votuesve të MekKeinit, lejuan që raca të jetë faktor. Por kjo mjaftoi që të ndryshojë rezultatin.
Demokratët po dëshpërohen për shkak të rezultateve, duke u frikësuar se kurrë më nuk do të mund ta shikojnë shtetin e tyre në dritë të njëjtë. Madje, edhe shumica e republikanëve po gjunjëzohen ndaj lajmeve të fitores së MekKein. Duke pritur që ky do të humbë, ata e dinë që republikanët tani e kanë kompletuar një tranzicion të hidhur nga partia e Linkolnit te partia e cinizmit. MekKein, arsyetojnë ata, mund të jetë një President i mirë, por nuk i duhet të ndodhë në këtë mënyrë. Me siguri edhe nuk do të ndodhë. Miliona njerëz në pjesën tjetër të botës mendojnë se Barak Obama nuk mund të zgjidhet, sepse është me ngjyrë. Ata mendojnë se mëkati origjinal i historisë amerikane, i ruajtur në Kushtetutën tonë, nuk mund të tejkalohet. Unë do të shkoj në zgjedhjet e kësaj jave me një mendim të ndryshëm: që mendimi racional dhe i dinjitetshëm i popullit amerikan do t‘ua vërtetojë skeptikëve se e kanë pasur gabim.