Histori Kosove në dokumentarët shqiptarë
Autori i Lajmit: red.
Kosova dhe rruga e saj drejt pavarësisë ka qenë ndër vite tema e preferuar e shumë reportazheve dhe dokumentarëve të realizuar nga televizionet shqiptare. Në një vëzhgim të bërë së fundmi nga ATSH mbi këtë temë, janë veçuar disa nga reportazhet dhe dokumentarët që kanë pasqyruar historinë e Kosovës në periudha të ndryshme të saj.
Me moton e Pavarësisë “Bac u kry!”, është shtuar kureshtja e gjithë mediave për të intervistuar dy të rinjtë që e thanë, të dy të punësuar pranë RTK, si një mesazh falënderues për të rënët në luftën për pavarësi. Më tej reportazhi vijon me vajtjen në Kosovë të shumë shqiptarëve nga Shqipëria, të ardhur posaçërisht në këtë ditë nga Durrësi, Tirana, Fieri, Berati, Vlora, Delvina, Gjirokastra, Tepelena, etj, por dhe nga kosovarët e vendosur në vende të ndryshme të botës. Të vendosur në hotel Grand, një prej tyre, thotë: “Sot kam dy gëzime, vajza më ka lindur një vajzë në Nju-Jork, dhe unë kam ardhur në Kosovë të festoj lindjen e një shteti të ri”.
Reportazhi “Kushtuar pavarësisë së Kosovës” përmend edhe dëshmorët për këtë fitore, duke u ndalur në fshatin Gllozhen, fshati me më shumë viktima në Kosovë. Një grua e përlotur pranë varreve të të afërmëve të saj, burra, gra e fëmijë thotë: “Shyqyr që e pruri zoti këtë ditë dhe nuk na humbi gjaku i tyre”.
“Kosova, drama, pavarësia” është reportazhi i realizuar më 6 shkurt 2008 nga gazetarja Tefta Radi, ku njerëz me lidhje të forta në kohë të ndryshme të historisë, janë personazhet e zgjedhur. Të pyeturit tregojnë prapaskenat e ngjarjeve, si diçka që ndihmon për të kaluar me përjetime, por dhe dokumente.
Reportazhi nis me masakrën e Tivarit më 1945, ku serbët vranë 4300 shqiptarë për 80 minuta. Një prej të pyeturve e quan këtë tragjedi "Aushvici i Ballkanit". Më pas protestat e viteve 1968-1981, ku në mënyrë të pareshtur dëgjoheshin thirrjet “Kosova Republikë”. Përjetuesi i ngjarjes, Hydajet Hyseni, një ndër themeluesit e programit çlirimtar të Kosovës në protestat e vitit 1981, prezanton parullat që përdoreshin asokohe në tubimet popullore për liri. “Jemi shqiptarë, jo jugosllavë”, “Trepca punon, Beogradi ndërtohet”, dhe më e përdorura asaj periudhe, “Bashkim, bashkim”, ishin parullat, që sipas Hydajet Hysenit, përdoreshin në dy kuptime: bashkim kombëtar në demonstratë.
Më tej reportazhi vijon me historinë e familjes Jashari, ku përfaqësuesi i saj, Murat Jashari, tregon përpjekjet për arritjen e ditës së pavarësisë. Ndër të tjera, ai thotë se "puna më e vështirë për Kosovën vjen pas pavarësisë”. Analistë të shtypit kosovar shprehin mendimet për të ardhmen. Qani Mehmeti, në komentin e tij falënderon për arritjen e pavarësisë së Kosovës edhe vetë gazetarët. “Një ndër falënderimet për arritjen e Kosovës deri në ditën e pavarësisë, u takon gazetarëve shqiptarë e kosovarë, që me punën e tyre, i treguan mbarë botës vuajtjet dhe hidhërimet e popullit të Kosovës, por dhe dëshirën dhe vendosmërinë e një kombi për t u quajtur shtet”.
“Sa vjet na shkuan…” është reportazhi i gazetarit Halil Kamberi, i ndarë në dy pjesë mes viteve 2005-2006, në të cilin tregohet historia e shpërnguljes së kosovarëve që prej viteve `20 në Shqipëri. Për të treguar peripecitë e jetës së tyre deri në përshtatjen me vendin ku u vendosën, gazetari zgjedh përshkrimet mes personazheve reale, të përzgjedhur në Mamurras dhe Elbasan.
Në reportazh, me pamje të ndryshme filmike, shihen grupe të tëra kosovarësh të larguar nga shtëpitë e tyre, me qerre të mbushura me njerëz, që ecin pa pushim, duar të zgjatura të rriturish e fëmijësh në shpërndarjen e bukëve, etj.
Kosovarët e intervistuar tregojnë vështirësitë e jetës së prindërve dhe arsyet që i detyruan ata të linin vendlindjen. Një burrë i moshuar shprehet: “Unë kam dëshirë të shkoj në Kosovë, por thjesht sa për të vizituar vendin e të parëve të mi, sepse vetë nuk do të mundem dot kurrë të filloj një jetë të re në Kosovë”. Një frazë që tregon lidhjen e ngushtë që ekziston mes Kosovës dhe Shqipërisë.
“Simfoni kosovare në 8 kohë”, një tjetër dokumentar i realizuar në Kosovë më 1992 nga gazetari Petro Lati, trajton episode kryesore, ndër të cilat dhe figurën historike të Ibrahim Rugovës dhe kandidimit të tij për President i së ashtuquajturës Republikë të Kosovës.
Në pjesën “Djemtë e nënave akuzojn녔, tregohet fati i djemve kosovarë që merreshin me forcë për në radhët e ushtrisë jugosllave. Shumë prej tyre duke mos i duruar dot presionet e ndryshme që hasnin, kryenin vetëvrasje. Një dukuri e shpeshtë për kohën, përderisa gazetari thotë në tekst: “…sapo mbyllej një gropë varri, hapej një tjetër, sapo thahej së qari faqja e një nëne, njomej një tjetër…”.
Këto reportazhe dhe dokumentarë, por dhe shumë të tjera, shoqëruan Kosovën përgjatë historisë së saj në sensibilizimin e opinionit publik në botë...
Ky lajm është publikuar: 18/02/2009