E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kampioni Michael Phelps fotografohet duke pirë Cannabis



Michael Phelps ka pranuar zyrtarisht se fotoja e tij në “News of the World” duke thithur kokainë, ka të bëjë me një festë të nëntorit të kaluar. “Jam 23 vjeç, - ka thënë kampioni, - dhe pavarësisht sukseseve që kam arritur në pishinë, jam sjellë me papjekuri, duke mos dhënë një shembull të mirë. Kërkoj falje dhe premtoj se nuk do të ndodhë më diçka e tillë”. E përjavshmja britanike “News of the World” ka botuar dhe përhapur në sitin e saj në internet foto të Phelps duke mbështetur gojën në një pipë xhami, e cila përdoret për të thithur Cannabis. Sipas kësaj gazete, fotoja i përket datës 6 nëntor, në një festë të organizuar nga “University Of South Carolina” në Kolumbi, ku Phelps kishte shkuar për të takuar një vajzë, Jordan Matthews. Gazeta sjell edhe dëshminë e një pjesëmarrësi në festë. “Që nga momenti kur erdhi, Phelps e humbi kontrollin. Nëse vazhdon të sillet kështu, zor se do ta shohim duke fituar medalje të tjera. Në fakt mund të thuash që kur erdhi në festë ishte i pirë”, - ka thënë dëshmitari për “News of the World”. Megjithatë, notari që fitoi tetë medalje ari dhe vendosi 7 rekorde të reja në Olimpiadën e Pekinit, përveçse ka premtuar se nuk do të bëjë më veprime të tilla, ka dhënë fjalën se nuk do të shkojë më në këto festa.

3 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›