“Koha e Kometës” në Festivalin e Filmit në Beograd
Pas vlerësimit si “Filmi më i mirë shqiptar” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit vitin e kaluar në Durrës, “Koha e kometës” është përzgjedhur për t’u shfaqur edhe në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Beograd, në kategorinë “Europa jashtë Europës”, ku marrin pjesë filmat e atyre shteteve që ende nuk janë pjesë e Bashkimit Europian, pavarësisht pozitës gjeografike të tyre. “Kur për herë të parë dëgjova se filmi është ftuar në Festivalin e Beogradit, mbeta shumë i kënaqur. Kjo ndjenjë e kënaqësisë është shumë domethënëse dhe më shton motivimin që të vazhdoj më tej, pasi jam në rrugë të drejtë”, - shprehet aktori dhe producenti i filmit me skenar të Ismail Kadaresë e regji të Fatmir Koçit e Blerim Destani.
3 Shkurt 2009