Fazlliç: “Nuk pastrova para, thjesht vonova pagesën e taksave
Biznesmeni serbo-boshnjak qëndroi përreth 40 minuta në Prokurori. Seanca pyetësore u konsiderua si sipërfaqësore dhe shumë e shkurtër
Tiranë - Damir Fazlliç mohon kategorikisht se ka kryer pastrim parash në Shqipëri, duke pranuar se vetëm kishte vonuar derdhjen në arkën e shtetit të tatimit mbi fitimin nga shitja e kompanisë së tij (që ia shiti vetes) “Croun Acquisitions”. Biznesmeni Damir Fazlliç u mor në pyetje pasditen e djeshme në Prokurorinë e Tiranës, ku ka dëshmuar për 40 minuta mbi pyetjet që iu drejtuan nga grupi i prokurorëve që hetojnë dyshimet për përfshirjen e boshnjako-britanikut në afera të pastrimit të parave. Menjëherë sapo doli nga ambientet e Prokurorisë së Tiranës, z. Fazlliç ka lëshuar të vetmen deklaratë: “Unë erdha këtu në Prokurorinë e Tiranës, ku dhashë dëshminë time në vijim të kërkesës që m’u bë nga Prokuroria nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë. Unë pranova të vij këtu sepse respektoj institucionet e Drejtësisë shqiptare”, - vijoi z. Fazlliç, duke u larguar menjëherë më pas nga Prokuroria e Tiranës, i ndjekur nga dy avokatët shqiptarë, Ibrahim Lahi dhe Genc Gjokutaj, të cilët nuk folën për mediat. Biznesmeni boshnjako-britanik, është marrë në pyetje nga dy prokurorët, Besnik Cani dhe Dritan Rreshka, për dyshimet “pastrim të produkteve që përbëjnë vepër penale”.
Fazlliç
Disa muaj më parë, ardhja në Tiranë e Damir Fazlliçit gati sa nuk krijoi një përplasje të hapur qeveri-Prokurori, pas tentativës së kësaj të fundit për ta marrë në pyetje. Shtypi serioz vendas hodhi dritë mbi veprime shumë të dyshimta të Fazlliçit, ku më e pakta është evazioni fiskal në dëm të shtetit shqiptar në një shumë prej 170 mijë eurosh dhe ku më seriozja, që meriton një hetim radikal, është akuza për pastrim parash në bashkëpunim me zyrtarë të lartë të qeverisë aktuale. Ka qenë pikërisht ky transaksion fillesa e të gjitha dyshimeve mbi Fazlliçin. Firma “Croun Acquisitions” është formuar më 20 shtator 2005 me vendim të Gjykatës së Tiranës. Pronar, ortak i vetëm, është shtetasi boshnjak me banim në Londër, Damir Fazlliç, i biri i Sacos dhe Jovankës, lindur në Foca më 26 shtator 1975, mbajtës i pasaportës me nr. 3520256, lëshuar në vitin 2002. Ditën e regjistrimit të firmës, administrator i vetëm i kompanisë është caktuar shtetasi Erion Isufi, shtetas shqiptar, i lindur në Tiranë më 21 mars 1978, banues në rrugën “Shinasi Dishnica”. Erion Isufi është kunati i ministrit shqiptar Lulzim Basha.
Shitja
Më 20 qershor 2007, dy javë pas shkarkimit të administratorit Erion Isufi, ortaku i vetëm i kompanisë, Damir Fazlliç, vendosi shitjen e 100 për qind të aksioneve të kësaj kompanie. Kontrata e shitjes ishte në vlerën 1 milion e 700 mijë euro. Kompania blerëse e firmës "Croun Acquisitions sh.p.k" është firma "Altaria Research Limited", me seli në adresën Irakli 2, Egkomi, p.c. 2413, Nikosia, Qipro, e cila të gjithë praktikën e blerjes ia ka besuar me prokurë të posaçme avokates shqiptare Flutura Kola (Tafaj). Zonja Kola, së bashku me juristen tjetër, znj. Argita Malltezi, punojnë në të njëjtën studio ligjore. Ndonëse u nënshkrua kontrata e shitjes, sot rezulton se kompania “Croun Acquisitions” është ende në pronësi të Damir Fazlliçit dhe nuk është paguar tatimi mbi fitimin e shitjes, që minimalisht është 170 mijë euro. Zoti Fazlliç ka deklaruar se firma blerëse qipriote “Altaria Research Limited” është e tija, por ende në Tiranë nuk është ndërruar emri i kompanisë nga “Croun Acquisitions” në “Altaria Research Limited”. Firma qipriote “Altaria Research Limited” ka themeluar në nëntor 2007 në Zagreb kompaninë “Rudnap Energija d.o.o”, pjesë e grupit “Rudnap”. Nga të dhënat zyrtare rezulton se grupi “Rudnap” ka përfituar rreth 104 milionë euro nga taksat e shqiptarëve si pasojë e energjisë që i ka shitur KESH-it me prokurim të drejtpërdrejtë.
Ortaku i Fazlliçit, në biznes dhe me Arkanin
Ndërsa Damir Fazlliçi është lakuar nga mediat boshnjake si nipi i ish-kreut të shërbimit sekret jugosllav (Jovica Stanishiç) në kohën e Millosheviçit, tashmë Fazlliçi rezulton i lidhur në marrëdhënie të fuqishme biznesi edhe me bosin e firmës “Rudnap”, Vojin Lazareviçin, i cili gjithashtu ka pasur lidhje të forta me njerëzit e fortë të regjimit të Millosheviçit. Bosi i firmës serbe “Rudnap”, Vojin Lazareviç, në një nga intervistat e rralla të tij televizive është shprehur pa komplekse për lidhjet e tij me biznesmenë të inkriminuar të kohës së Millosheviçit. Madje, ai ka pohuar lidhjet me një nga biznesmenët më famëkëqij, si Zhelko Raznatoviç, Arkani. “E pranoj që kam pasur biznese me të. Por nuk është se kam pasur ndonjë miqësi apo shoqëri me zotin Raznatoviç. Kemi qenë të zënë në bizneset tona dhe kemi pasur disa ortakëri. Vetëm kaq”, - është shprehur Lazareviç. Ndërsa i pyetur për angazhimin e tij në Partinë Nacionaliste të Malit të Zi (e cila njihej për mbështetjen maksimale ndaj Karaxhiçit dhe për armiqësinë me shqiptarët), Lazareviç ka pranuar se ka qenë aktiv dhe me post në këtë parti, duke “premtuar” se në kohët e sotme është më pak radikal. ”Nuk kam qenë kurrë zëvendëskryetar, por anëtar dhe financues. Më vonë, pas rrëzimit të Sllobodan Millosheviçit, mora post në këtë parti. Nuk mund të them se kam ndonjë pendesë për aktivitetin tim. Po shikoni... se kohët ndryshojnë, njerëzit evoluojnë. Prandaj nuk bëhet fjalë për pendesë, por për evoluim do të thosha unë”, - ka deklaruar Lazareviç.
17 Shkurt 2009