E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta anti-Bollano, shpallen të pafajshëm dy të rinjtë



Gjirokastër - Gjykata e Shkallës së Parë e Gjirokastrës ka shpallur të pafajshëm dy të rinjtë nga fshati Toç i Tepelenës, Orgen Hasanbegaj dhe Luan Halili, që organizuan pak muaj më parë protestën paqësore kundër kryebashkiakut të Himarës, Vasil Bollano dhe prefektit të Gjirokastrës, Spiro Ksera. Të rinjtë u akuzuan për tubim të paligjshëm dhe thyerje të neneve në fuqi për organizimin e protestave. Në seancën e djeshme gjykatësi Shkëlqim Mustafa ka marrë vendimin final për të pushuar çështjen dhe konsideruar protestën e dy të rinjve të ligjshme.

Moti i ftohtë gjatë javës, të enjten deri -6 gradë

Tiranë - Moti i ftohtë dhe me shi do të mbizotërojë përgjatë gjithë javës, ndërkohë që të enjten pritet që temperaturat të bien deri në -6 gradë. Edhe gjatë ditës së sotme temperaturat në vendin tonë do të pësojnë rënie, duke arritur deri në -3 gradë celsius, ndërsa temperatura maksimale do të jetë deri në 7 gradë celsius. Sipas të dhënave të ofruara nga shërbimi sinoptik, moti do të jetë i kthjellët, ndërsa gjatë natës, pavarësisht temperaturave të ulëta, qielli i Shqipërisë do të “pushtohet” nga retë. Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të ketë vranësira të qëndrueshme, ku temperatura minimale do të jetë deri në 3 gradë celsius, ndërsa maksimale nuk do t’i kalojë 7 gradë celsius. Nga nata e sotme e duke vijuar gjatë ditës së mërkurë dhe të enjte moti do të shoqërohet me reshje shiu. Nëse temperaturat për dy ditë do të jenë të pandryshueshme, gjatë së enjtes ato do të pësojnë sërish rënie, duke shkuar deri në minus 6 grandë celsius. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, ku nuk do të kalojë përgjatë këtyre ditëve të 12 metrave për sekondë.

17 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›