Fazlliç, Prokuroria: Kërkesa për shtyrjen e afateve është plotësisht e bazuar
Pas denoncimit të biznesmenit prokurorët shprehen të sigurt në vendimin e tyre. Prokuroria po pret letër-porositë nga pesë shtete të ndryshme për biznesmenin
Habjon Hasani
Prokuroria e Tiranës duket e pashqetësuar në vendimin e saj për shtyrjen e afateve hetimore ndaj biznesmenit serbo-boshnjak, Damir Fazlliç. Ky i fundit e ka paditur Prokurorinë për këtë shtyrje, por duket se çdo vendim i Akuzës është plotësisht i argumentuar dhe i mbështetur ligjërisht. Duke qenë se Prokuroria po heton në pistën e pastrimit të parave dhe duke qenë se Fazlliçi ka kryer transaksione nga firma dhe banka të shtrira në pesë shtete të ndryshme, atëherë pritja e letër-porosive është jetike për pastërtinë e hetimeve. Gjithsesi, duket se Fazlliçi ka bërë lëvizjen e tij duke ndjekur thuajse gjurmët e “mrekullisë” që solli denoncimi i shtyrjes së afateve në dosjen “Rrëshen-Kalimash”. Fazlliçi kërkon nga Gjykata e Tiranës rrëzimin e vendimit të marrë nga Prokuroria e Tiranës për zgjatjen e hetimeve ndaj tij. Nëpërmjet kësaj kërkese mbrojtja kërkon pushimin e vendimit të marrë disa ditë më parë nga Prokuroria e Tiranës për zgjatjen e hetimeve në ngarkim të 34-vjeçarit.
Prokuroria
Një javë më parë Prokuroria e Tiranës vendosi që të zgjasë për një muaj hetimet në ngarkim të 34-vjeçarit. Vendimi i marrë nga ana e dy prokurorëve të çështjes, Dritan Reshka dhe Besnik Cani, është kundërshtuar nga mbrojtja e Fazlliçit, e cila kërkon edhe rrëzimin e tij. Hetimet në ngarkim të Damir Fazlliçit kanë nisur me akuzën e "pastrimit të produkteve të veprës penale" më 8 tetor të vitit të kaluar. Epiqendra e hetimeve është firma ”Croun Acquisitions”, e cila është formuar më 20 shtator 2005 me vendim të Gjykatës së Tiranës. Pronar, ortak i vetëm, shtetasi boshnjak me banim në Londër, Damir Fazlliç, i biri i Sacos dhe Jovankës, lindur në Foca më 26 shtator 1975, mbajtës i pasaportës me nr. 3520256, lëshuar në vitin 2002. Ditën e regjistrimit të firmës, administrator i vetëm i kompanisë është caktuar shtetasi Erion Isufi, shtetas shqiptar, i lindur në Tiranë më 21 mars 1978, banues në rrugën "Shinasi Dishnica". Erion Isufi është kunati i ministrit shqiptar Lulzim Basha. Më 20 qershor 2007, dy javë pas shkarkimit të administratorit Erion Isufi, ortaku i vetëm i kompanisë, Damir Fazlliç, vendosi shitjen e 100 për qind të aksioneve të kësaj kompanie. Kontrata e shitjes ishte në vlerën 1 milion e 700 mijë euro.
Transaksioni
Kompania blerëse e firmës "Croun Acquisitions sh.p.k" është firma "Altaria Research Limited", me seli në adresën Irakli 2, Egkomi, p.c. 2413, Nikosia, Qipro, e cila të gjithë praktikën e blerjes ia ka besuar me prokurë të posaçme avokates shqiptare Flutura Kola (Tafaj). Zonja Kola, së bashku me juristen tjetër, znj. Argita Malltezi, punojnë në të njëjtën studio ligjore. Ndonëse u nënshkrua kontrata e shitjes, sot rezulton se kompania "Croun Acquisitions" është ende në pronësi të Damir Fazlliçit dhe nuk është paguar tatimi mbi fitimin e shitjes, që minimalisht është 170 mijë euro. Zoti Fazlliç ka deklaruar se firma blerëse qipriote "Altaria Research Limited" është e tij, por ende në Tiranë nuk është ndërruar emri i kompanisë nga "Croun Acquisitions" në "Altaria Research Limited". Firma qipriote "Altaria Research Limited" ka themeluar në nëntor 2007 në Zagreb kompaninë "Rudnap Energija d.o.o", pjesë e grupit "Rudnap". Nga të dhënat zyrtare rezulton se grupi "Rudnap" ka përfituar rreth 33 milionë euro nga taksat e shqiptarëve si pasojë e energjisë që i ka shitur KESH-it me prokurim të drejtpërdrejtë.
Fazlliç, miku i kryeministrit, që na shiti 106 milionë euro energji
Transaksioni bankar i lëvrimit të parave për blerjen e kompanisë “Croun Acquisitions” të Damir Fazlliçit nga Zvicra në Tiranë është bërë nga firma “Pluto International”, e cila rezulton në pronësi të Vojin Lazareviçit, pronar gjithashtu i kompanisë “Rudnap” dhe “Altaria Research Limited”. Prokurorët e dosjes “Fazlliç”, Dritan Reshka dhe Besnik Cani, gjetën pikërisht emrin e kësaj firme si dërguese nga Zvicra gjatë verifikimit që kryen në bankën (marrëse) shqiptare, ku Flutura Kola shkoi për t’i tërhequr “kesh”. Por të dhëna publike tregojnë qartazi se firma “Pluto International”, që bëri pagesën nga Zvicra, është në pronësi të Vojin Lazareviçit, pronar i “Rudnap”-it serb, që na ka importuar rreth 106 milionë euro energji në dy vitet e fundit. Gjatë seancës pyetësore, prokurorët e pyetën zotin Fazlliç për origjinën dhe rolin e firmës “Pluto International”, por zoti Fazlliç refuzoi të jepte detaje. Nga ana tjetër, prokurorët kanë dërguar letër-porosi në Zvicër për të siguruar në mënyrë zyrtare të dhënat e kësaj firme, ndërsa paraprakisht dokumente zyrtare që mund të sigurohen kollaj në faqet elektronike të institucioneve zyrtare serbe kristalizojnë zotin Vojin Lazareviç si pronarin e kësaj firme. Në këto kushte është e qartë se njeriu që ka “paguar shpenzimet” ka qenë zoti Lazareviç, ndërsa deri në datën e transaksionit ai rezulton se ka kryer në Shqipëri tregti me energjinë elektrike dhe nuk ka negociuar asnjëherë shitblerje trojesh në Porto Romano. Kjo është një tjetër e dhënë që i bën prokurorët të verifikojnë nëse dërgesa prej 1.7 milionë eurosh mund të ketë ardhur si divident i pazareve me importin e energjisë elektrike dhe jo si pagesë e padeklaruar për blerje trojesh në Porto Romano, sikurse zoti Fazlliç pretendoi edhe publikisht. Damir Fazlliç nuk është sekseri apo ndërmjetësi që lidh prokurimet miliardere të KESH-it me kompaninë “Rudnap”, por ai është shitësi i energjisë, i “fshehur” pas markës “Rudnap”. Dokumente të publikuara pak kohë më parë në “Albania” hodhën dritë për ortakërinë domethënëse në mes të Tiranës mes Fazlliçit dhe Vojin Lazareviçit, ndërsa ky i fundit është pronari i grupit “Rudnap”. Gjithçka lidhet me firmën “Croun Acquisitions”, të cilën Damir Fazlliçi ia shiti vetes (nëpërmjet firmës së tij “Altaria Research Limited”) në mesin e vitit 2007, duke mos paguar asnjë detyrim ndaj shtetit. Një vit më vonë, në tetor të vitit 2008, Fazlliçi ndërroi statusin e kësaj shoqërie nga shoqëri me përgjegjësi të kufizuar në shoqëri aksionare. Ky ndryshim statusi kërkoi dhe depozitimin e të tjera dokumenteve nga ana e Fazlliçit, ndërsa ortak me të në firmën “Croun Acquisitions” rezultojnë dhe Vojin Lazareviç së bashku me Sandra Berberoviç (anëtare e bordit menaxhues të grupit “Rudnap”).
Lidhjet, Fazlliçi, ortak me pronarin e “BGR” në Porto Romano
Eduard Roxhers, pronari i kompanisë amerikane “BG&R” (e cila organizoi fushatën elektorale të demokratëve), ka qenë prezent në mbledhjen e bordit drejtues të firmës qipriote “Kelena ltd” së bashku me Damir Fazlliçin, kur kjo firmë vendosi të blinte 40 për qind të aksioneve të firmës “Rompetrol Grup” në Shqipëri. Dokumenti ekskluziv që boton sot “Albania” tregon se në datën 20 mars të vitit 2007, në Florida të Shteteve të Bashkuara, Damir Fazlliç, pronar i “Kelena ltd” dhe Eduard Roxhers, i cili rezulton të jetë pikërisht pronar i firmës “Barbour Griffith & Rogers” (BG&R) kanë nënshkruar së bashku. Në dokumentin origjinal përcaktohet se me vendim të posaçëm, gjatë kësaj mbledhjeje, firma “Kelena ltd”, me seli në Limasol të Qipros, do të blinte 40 për qind të kompanisë “Rompetrol Grup”, ndërsa firma e re që do të krijohej do të quhej “Rompetrol Albania”. “Rompetrol Grup” kishte blerë ndërkohë që në janar të vitit 2005 tokë në Porto Romano për një impiant gazi dhe produktesh nafte. Gjithsesi, firma e re “Rompetrol Albania” (40 për qind aksioner Fazlliç dhe 60 për qind “Rompetrol Grup”) u regjistrua me një prokurë të posaçme nga Flutura Kola, e cila në këtë kohë ka qenë dhe anëtare e bordit të energjetikës në Ministrinë e Ekonomisë. Në mbledhjen e bordit të firmës “Kelena” në Florida, ku u vendos për krijimin e firmës “Rompetrol Albania”, Damir Fazlliç ka firmosur si pronari i firmës, ndërsa Eduard Roxhers në cilësinë e sekretarit. Por duke qenë se firma operon në Qipro, atëherë “loja” ndryshon dhe kështu ndryshon dhe roli i zotit Roxhers në gjithë këtë histori.
18 Prill 2009