E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ku dhe si duhet të aplikosh për të përfituar nga punësimi sezonal në Itali



Jonida Tashi

Të papunët, që nuk janë regjistruar si të tillë në zyrat e punësimit, për të përfituar nga oferta e punësimit në Itali, duhet të aplikojnë nëpërmjet internetit. Ndërsa personat e papunë, që janë të regjistruar në zyrat e punës, duhet vetëm të depozitojnë dokumentet pranë Ambasadës Italiane në Tiranë, nga e cila do të njoftohen nëse kërkesa e tyre për punësim jashtë vendit është pranuar, ose jo.
Aplikimi
Aplikimi nëpërmjet internetit, për të gjithë punëkërkuesit e paregjistruar nis me hapjen faqen zyrtare të internetit të Ministrisë së Punës Italiane, adresa e së cilës është: www.interno.it. Në këtë faqe, personi i interesuar për tu punësuar në shtetin fqinj, duhet të hyjë në zonën/fushën e posaçme për flukset stinorë 2009 dhe të regjistrohet duke futur emër, mbiemër, datëlindjen, një adresë të postës elektronike dhe një fjalëkalim hyrjeje. Kështu, do të marrë një e-mail me udhëzimet për të konfirmuar regjistrimin dhe për të aktivizuar të drejtën e tij të përdorimit. Po ashtu, nëpërmjet një formulari të posaçëm që gjendet në faqen e internetit të Ministrisë së Punës Italiane, personi i papunë duhet të deklarojë të gjitha të dhënat profesionale, duke nisur që nga arsimi përkatës që ka, punët që ka kryer, e deri tek kërkesa se çfarë pune dëshiron të punojë në Itali.
Përgjigja
Pas hedhjes së të dhënave personale dhe shqyrtimit të tyre nga pala italiane, personi i papunë njoftohet brenda një kohe të shkurtër nëse kërkesa e tij për punë pranohet, ose jo. Në rast se kërkesa e tij për punësim merr aprovimin nga punëdhënësi italian, aplikuesi ka të drejtë të vazhdojë më tej procedurat për tu punësuar në Itali. Gjithçka nis me përgatitjen e dokumenteve për marrjen e vizës për punëtorë sezonal, që duhet të dorëzohen pranë Ambasadës Italiane në Tiranë. Pas sigurimit të vizës për punëtorë sezonalë, i interesuari ka të drejtë të niset drejt vendit fqinj, për të punuar, sipas afateve dhe kushteve të përcaktuara nga punëdhënësi italian.
Regjistrimi
Punëdhënësi duhet të lidhet me sitin e Ministrisë së Brendshme: www.interno.it, të hyjë në zonën/fushën e posaçme për flukset stinorë 2009 dhe të regjistrohet, duke futur emër, mbiemër, datëlindjen, një adresë të postës elektronike dhe një fjalëkalim hyrjeje. Kështu, do të marrë një e-mail me udhëzimet për të konfirmuar regjistrimin dhe për të aktivizuar të drejtën e tij të përdorimit.
Krijimi i moduleve
Duke futur e-mail-in dhe fjalëkalimin, punëdhënësi i regjistruar mund të hyjë në zonën/fushën e dedikuar në www.interno.it dhe të krijojë modulet për kërkesën e tij për punësim. Për çdo modul duhen futur të dhënat vetjake dhe të atij punëtori stinor që ai hiron ta thërrasë në Itali. Plotësimi mirëfilltë i moduleve do të bëhet në një kohë të dytë.
Softueri SUI (Sporteli Unik për Imigrimin)
Tani është e domosdoshme të shkarkohet dhe të instalohet në kompjuterin personal softueri i Sportelit Unik për Imigrimin (SUI). Në atë faqe gjenden lidhjet për të shkarkuar versionet e SUI për Windows, Linux dhe Os si dhe manualet e udhëzimeve.
Kalimi i moduleve
Aktivizohet softueri SUI, sigurohet që kompjuteri personal të jetë lidhur me internetin dhe klikohet në “importa i moduli elettronici nel programma”. Këtu duhen futur të zakonshmet: e-mail dhe fjalëkalimi; pas kësaj modulet e aktivizuara më parë te ëëë.interno.it, do të kalojnë te kompjuteri personal.
Hartimi i kërkesave
Në këtë fazë nuk është e domosdoshme të jesh lidhur me internet. Nga faqja kryesore e SUI klikohet te “visualizza domande da compilare” dhe vazhdohet duke plotësuar të gjitha fushat e kërkesës (tipi i kontratës që dëshiron të zbatosh si punëdhënës, ku mendon të strehosh këtë punëtor, karakteristikat e ndërmarrjes tënde etj.). Këto ruhen në pritje të dërgimit të kërkesës.
Dërgimi i kërkesës
Punëdhënësi lidhet me internet dhe aktivizon në kompjuterin personal softuerin SUI. Ai klikon te “visualizza domande da inviare”, pra dërgon kërkesën për punësimin e punëtorëve stinorë. Ky veprim do të jetë i mundur vetëm nga ora 8:00 e ditës së mërkurë, më 15 prill 2009.

17 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›