E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fazlliç mund të akuzohet për mashtrim ndaj drejtësisë

Nga Tema

Prokuroria e Tiranës ka tani në dorë dëshmi shumë kontradiktore të Damir Fazlliçit, të cilat mund të mjaftojnë për ta akuzuar atë dhe për mashtrim të drejtësisë. Në një nga përgjigjet e dhëna në prokurori ai ka deklaruar, sipas gazetës “Panorama”, se ai nuk i njeh pronarët e “Altaria Research LTD” dhe se ajo nuk vepron në Shqipëri.

Ja përgjigja e tij, botuar te “Panorama”.

5. Cilët janë pronarët e kësaj kompanie? A i njihni ata?

Nuk mund t’ju them cilët janë pronarët, ajo është kompani që nuk ushtron aktivitet në Republikën e Shqipërisë dhe për këtë shkak nuk jam i detyruar t’ju tregoj detaje.

Kjo deklaratë e Damir Fazlliçit duhet mbajtur shënim dhe duhet hetuar.

Siç shihet nga dokumenti (Faksimile 1) “Altaria Research LTD” ka blerë një qind për qind kuotat e kompanisë “Crown Acquisitions”, e cila vepron në Shqipëri. Kështu që kjo kompani ushtron veprimtarinë e saj në Shqipëri.

Së dyti, nga regjistri kroat i tregtisë del qartë se firma “Altaria Research LTD” ka në pronësi të saj kompaninë “RUDNAP Energji”.

Ja të dhënat e mëposhtme:

Kroatisht në origjinal:

Trgovački sud u Zagrebu objavljuje upis osnivanja društva s ograničenom odgovornošću, u Sudski registar proveden kod ovoga suda 19. XI. 2007. godine pod poslovnim brojem Tt-07/13527-2, redni broj upisa 1, za subjekt upisa s matičnim brojem (MBS): 080632088, s ovim podacima:

TVRTKA/NAZIV:

RUDNAP ENERGIJA, d.o.o. za trgovanje, posredovanje i zastupanje na tržištu energije

SKRAĆENA TVRTKA/NAZIV: RUDNAP ENERGIJA d.o.o.

SJEDIŠTE: Zagreb, Donje Svetice 38

PREDMET POSLOVANJA – DJELATNOSTI:

*trgovanje, posredovanje i zastupanje na tržištu energije

ČLANOVI DRUŠTVA/OSNIVAČI:

Altaria Research Limited, broj iz registra: HE 178049, naziv registra: Trgovački registar Nikozije, naziv tijela: Trgovački registar Nikozije, Cipar, Nikozija, Irakli, 2, Egkomi, P.C. 2413, jedini osnivač d.o.o.

ČLANOVI UPRAVE/LIKVIDATORI:

Teksti në shqip:

Gjykata konfirmon regjistrimin në Zagreb të themelimit të një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar, të vendosur në regjistrin e Gjykatës më 19. XI. 2007. Numrin e referencës Tt-07/13527-2, numrin serial, tipi 1, subjekt i regjistrimit në shtëpi me numër (MBS): 080632088, me këto të dhëna:

KOMPANI/NAME:

RUDNAP Energji, LTD për tregtimin, ndërmjetësimin dhe përfaqësim të tregut të energjisë

Shkurtuar KOMPANI/EMRI: RUDNAP Energji LTD

Headquarters: Zagreb, Donja Svetice 38

SUBJECT OF SERVICE - AKTIVITETET: * Tregtare, ndërmjetësimi dhe përfaqësimin në tregun e energjisë

ANETARËT E KOMPANISË/THEMELUESI:

“Altaria Research Limited”, numri Regjistrohu: 178049 HE, emri i regjistrit: Regjistri Tregtar të Nikozias, emri i trupit: Commercial Regjistrin e Nikozia, Qipro, Nikozia, Irak, 2, Egkomi, PC 2413, i vetmi themelues LTD

Anëtarët e bordit/liquidator:

Domethënë, deri këtu vërtetohet se Vojin Lazareviç qëndron pas kompanisë “Altaria Research LTD”. I njëjti partner vërtetohet se ka blerë dhe kompaninë e Fazlliçit në Tiranë. Por “Altaria Research” ka dy aksionerë të mëdhenj, kështu njëri mbetet të jetë Lazareviçi, tjetri mbetet të jetë Damir Fazlliç. Mbetet të jetë Damir Fazlliç për shumë arsye.

E para, se e ka thënë vetë Fazlliç. Në një intervistë në TV “Klan” për gazetarin Blendi Fevziu ai ka thënë se ia ka shitur kompaninë vetvetes, çka do të thotë se është aksioner i “Altaria Research LTD”.

Së dyti, në një intervistë në gazetën “Panorama” në tetor të vitit 2008, Fazlliç ka botuar një dokument, ku dëshmohet se në emër të kompanisë “Crown Acquisitions” ka hipotekuar tokë në muajin gusht 2007, pra, pasi ia ka shitur këtë tokë kompanisë “Altaria Research”. I vetmi shpjegim është që ai është pronar i kompanisë “Altaria”.

Por, ka dhe fakte më kokëfortë. Nga bashkëpunimi i serbo-boshnjakut Damir Fazlliç me nacionalistin malazez, Lazareviç, dalin lidhje të tjera që të çojnë te e njëjta zyrë në Qipro.

Lidhja mes tyre shfaqet mes dy firmave të tjera të përbashkëta që kanë formuar, po përmes studios së Argita Berishës me avokate Flutura Kolën. Më 21 qershor 2007, d.m.th., një ditë pasi ka shitur kompaninë e tij “Crown Acquisitions” te Lazareviç, të dy së bashku nëpërmjet firmës së tyre qipriote “Poligraf Invests Limited” kanë autorizuar avokaten Flutura Kola të bënte regjistrimin në Tiranë të firmave “Petrol Slovenia Tirana Wholesale” dhe “Petrol Slovenia Tirana Distribution”. Këto dy firma u regjistruan zyrtarisht në gjykatë më 6 korrik 2007 dhe në bazë të dokumentacionit zyrtar (të siguruar në Qendrën e Regjistrimit të Biznesit në Tiranë), rezulton se ato kontrollohen nga dy firma të ndryshme në ortakëri me njëra- tjetrën. Njëri prej ortakëve është firma sllovene “Petrol Slovenia” (me 51% të aksioneve), ndërsa ortaku tjetër është firma qipriote “Poligraf Invests Limited” (me 49% të aksioneve).

Pra, te firma “Poligraf Invests Limited” zbardhet dhe ortakëria mes Fazlliçit dhe Lazareviçit. Nga verifikimi i dokumenteve shikohet se zonja Flutura Kola është personi kyç që i lidh prapë këta dy persona, pasi është e njëjta avokate që ka bërë shitjen e “Crown Acquisitions” tek “Altaria Research Limited”, d.m.th., shitjen e një pjese të aksioneve të Fazlliçit te Lazareviçi. Dhe personi në Qipro është i njëjti, sekretarja Janula Markantoni. E gjithë kjo merimangë veprimesh të Fazlliçit dhe Lazareviçit janë thjesht mënyra për të fshehur gjurmët përmes kompanive anonime qipriote, por që në thelb janë kompani në pronësi të atyre të dyve, serbo-boshnjakut Damir Fazlliç dhe nacionalistit malazez, antishqiptarit të njohur, Vojin Lazareviç, të cilit i kemi dhënë dhe gjithë tenderët e shitjes së energjisë elektrike në Tiranë.

Mjaftojnë këto deklarata që Fazlliç tashmë të ballafaqohet me thëniet e tij publike dhe të akuzohet për mashtrim ndaj drejtësisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›