Fazlliç "përplas" politikën shqiptare
Kunati i ministrit Lulzim Basha thyen heshtjen dhe u kthen përgjigje deklaratave që rëndojnë mbi kurriz të tij për një aktivitet ekonomik të përbashkët me biznesmenin e shumëpërfolur boshnjak, Damir Faslliç. Erion Isufi, i njohur ndryshe në media ditët e fundit si kunati i shefit të diplomacisë shqiptare, Lulzim Basha, nëpërmjet një komunikate për shtyp ka sqaruar dje se deklaratat në adresë të bashkëpunimit të tij me biznesmenin boshnjak, Faslliç, janë shpifje dhe spekulime. "Unë nuk kam ushtruar asnjë aktivitet ekonomik të përbashkët me zotin Faslliç, dhe nuk kam qenë asnjëherë partner, ose ortak me zotin Faslliç", deklaron Isufi dy ditë pas përhapjes së lajmit se ka qenë ortak dhe partner i biznesmenit Damir Faslliç. Ai pranon gjithashtu se ka qenë i punësuar si administrator pranë kompanisë "SRF Developments", por thekson se kjo kompani nuk ka kryer asnjë aktivitet ekonomik gjatë kohës që ai ka ushtruar këtë detyrë. "Dy kompanitë e tjera, ‘Virtu Acquisitions‘ dhe ‘Crown Acquisitions‘ nuk janë bërë asnjëherë aktive dhe nuk kanë kryer asnjë aktivitet ekonomik gjatë kohës që unë kam qenë administrator", tha Isufi. Duke iu referuar deklaratës së Isufit, ai ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga pozicioni i administratorit në datën 30 dhjetor 2006 për ‘Virtu Acquisitions‘ dhe ‘Crown Acquisitions‘, dhe në 20 mars të vitit 2007 për kompaninë ‘SRF Developments‘. Sipas tij, të gjitha këto janë lehtësisht të vërtetueshme dhe verifikueshme nga organet përkatëse. "Dua ta përfundoj, duke shprehur bindjen se besoj tek e vërteta më shumë se sa te balta që hidhet mbi mua dhe kërkoj që mediat që kanë përhapur këtë gënjeshtër dhe shpifje ta përgënjeshtrojnë atë", shprehet Isufi.
Faslliç për Isufin
Biznesmeni serbo-boshnjak, Damir Faslliç, pranoi në një intervistë ekskluzive për "Top Channel" një ditë më parë se njeh Erion Isufin, kunatin e ministrit të Jashtëm shqiptar, Lulzim Basha. Sikurse është raportuar në media, Isufi është një tjetër personazh i lidhur ngushtë me bizneset e Damir Faslliç në Tiranë. Nga dokumentet zyrtare figuron se Isufi është administrator i të paktën tre bizneseve të serbo-boshnjakut. Faslliç ka dhënë edhe variantin e tij sesi e ka njohur Erion Isufin. Duke komentuar variantin që ka qarkulluar në media kohët e fundit, ai shprehet se nuk e ka larguar nga puna kunatin e ministrit të Jashtëm, por ai ka ikur vetë për t‘u angazhuar me bizneset e tij private. "E konsideroj atë një djalë të ri e me potenciale", ka thënë Faslliç. I pyetur nëse Isufi ishte menaxher apo partner në bizneset e serbo-boshnjakut, Faslliç është shprehur se "ai ka menaxhuar vetëm një prej bizneseve të mia". Biznesmeni që solli në Shqipëri kompaninë BG&R, e cila kreu fushatën e Partisë Demokratike, thekson se nuk mban mend sesa kompani ka, por pohon se është një investues në Shqipëri. "Besoj se Shqipëria ka shumë potenciale të frytshme për të investuar. Ju keni një qeveri largpamëse. Po, unë jam një investitor aktiv në Tiranë", deklaroi ai.
Përplasja
PD: Rama po i bën presion prokurorisë. PS: Bumçi të flasë për armët
Partia Demokratike akuzon shefin e opozitës, Edi Ramën, se po i bën presion politik Prokurorisë së Përgjithshme, për të vënë para përgjegjësisë penale ministrin e Jashtëm dhe ish-ministrin e Transporteve, Lulzim Basha. "Me këtë qëndrim, Rama dëshmoi se si urrejtja patologjike për kundërshtarin, ashtu edhe terrori për veprën e shekullit, si sekretar i partisë ish-komuniste urdhëron prokurorinë. Rama nuk mund të përdorë institucionet e një vendi", u shpreh Bumçi. Zëdhënësi i grupit parlamentar të PD-së, Aldo Bumçi, tha se "kreu i opozitës, me një presion flagrant ndaj prokurorisë, i kërkoi asaj të marrë të pandehur ministrin e Jashtëm, Lulzim Basha, për rrugën Durrës-Kukës, duke dëshmuar në këtë mënyrë tmerrin e tij për veprën e shekullit". Sipas tij, "Rama mund të organizojë mitingje për të shpallur të vrarë qytetarë që kanë vdekur në aksidente automobilistike, mund të urdhërojë mediat që kontrollon, të shpallë të arrestuar qytetarë të tjerë të rajonit e kontinentit, por nuk mund të përdorë institucionet e një vendi për t‘u çliruar nga ankthet". Bumçi theksoi se rruga Durrës-Kukës është kryevepra e shekullit dhe sipas tij ajo do të përfundojë brenda afateve të caktuara.
Reagimi i opozitës
I menjëhershëm ka qenë reagimi i socialistëve pas deklaratave të zëdhënësit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Aldo Bumçi. Zëdhënësja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli, reagoi menjëherë pas deklarimeve publike të deputetit të Partisë Demokratike, Aldo Bumçi. Sipas saj, ky deputet nuk mund t‘i tregojë opozitës detyrën e saj, por duhet t‘i tregojë prokurores a e ka shpërdoruar detyrën e ministrit të Drejtësisë përmes shkresave që i hapën rrugë trafikut të armëve dhe masakrës së Gërdecit! "Ne i urojmë zotit Aldo që të ballafaqohet me faktet e dokumentuara të abuzimit të tij me detyrën po kaq serbes sa i shërben Sali Berishës për të mbuluar kanalet që lidhin klanin Berisha me botën e përfitimeve të paligjshme", nënvizoi Kodheli.
Duke iu përgjigjur deklaratave të zëdhënësit të grupit të PD-së,
zëdhënësja e kryesisë së Partisë Socialiste, Mimi Kodheli,
tha se "Aldo Bumçi nuk mund t‘i tregojë opozitës detyrën e saj, por duhet t‘i tregojë prokurores a e ka shpërdoruar detyrën e ministrit të Drejtësisë përmes shkresave që i hapën rrugë trafikut të armëve dhe masakrës së Gërdecit".