Federata Irlandeze: “Të përsëritet ndeshja Francë-Irlandë”
“Dora e Zotit” e Tieri Henrisë mund të kthehet në “Dorën e FIFA”-s. Kështu ka pretenduar dje Federata Irlandeze e Futbollit pas atij goli me faull të shënuar nga Gallas si pasojë e pasimit të sulmuesit të Barcelonës, i cili zotëroi topin me dorë brenda zonës dhe i pasoi shokut për golin që i dha kualifikimin në botëror Francës mbrëmjen e së mërkurës. Në një deklaratë publike Federata Irlandeze kërkoi përsëritjen e ndeshjes së plejofit mes dy skuadrave për shkak të gabimit të rëndë teknik të arbitrit të ndeshjes dhe asistentit të tij. Këtë kërkesë irlandezët e kanë mbështetur në një vendim që ka marrë FIFA në vitin 2005, kur është përsëritur ndeshja midis Bahreinit dhe Uzbekistanit me motivacionin “për një gabim të rëndë teknik të arbitrit”. Por nga ana tjetër është trajneri irlandez, italiani Xhivani Trapatoni, i cili nuk beson tek ky precedent, duke thënë se “është e vështirë që kjo ndeshje të përsëritet. Ajo që ndodhi ishte e shëmtuar për futbollin dhe FIFA duhet të ndryshojë rregullat”. Megjithatë Federata Irlandeze nuk ka hequr dorë nga kërkesa, duke thënë se “nëse ndeshja nuk përsëritet, atëherë do të merret sanksione ndaj zyrtarëve të FIFA-s të mos shkelin në Irlandë”. Franca u kualifikua për në Kupën e Botës falë golit të realizuar në kohën shtesë nga Gallas (104’) në barazimin 1-1 me Irlandën, që nga ana e saj kishte shënuar në minutën e 33-të me anë të Robi Keane. Ndeshja e parë në Dublin kishte përfunduar 1-0 për Francën dhe takimi shkoi në kohën shtesë, ku asistit të Tieri Henri me “dorë” u përgjigje me efektivitet Gallas.
Irlanda në “luftë” me Francën
Irlanda i shpall “luftë” Francës pas asaj ndeshjeje dramatike të plejofit për botërorin 2010 që zhvillohet në Afrikën e Jugut. Mediat ishullore janë treguar të pamëshirshme me arbitrin, FIFA-n, por edhe me Tieri Henri, “autorin e krimit” të mbrëmjes së mërkurë në minutën e 104 të ndeshjes që shkoi në shtesë.
“Dora e Zotit, pjesa e dytë”, “Henri vjedh Irlandën” etj., ishin titujt e të përditshmeve irlandeze dhe televizioneve që shënjestronin sulmuesin e Barcelonës dhe i referoheshin serisë së dytë të gjesteve skandaloze sportive, si ai i legjendarit Diego Armando Maradona në Botërorin e Meksikës 1986, kur shënoi një gol me dorë përballë Anglisë, e fituar 2-1 nga Argjentina, që atë vit mori dhe trofeun.
Ronaldo: “Ju falënderoj për durimin
Kristiano Ronaldo i ka falënderuar të gjithë njerëzit që e mbështetën dhe treguan durim me të gjatë periudhës gati një mujore që e la jashtë fushës së blertë për shkak të dëmtimit. Në një konferencë për shtyp, portugezi është shprehur i kënaqur edhe për kualifikimin e Portugalisë në botërorin e ardhshëm në Afrikën e Jugut, pavarësisht se nuk kontribuoi dot në dy ndeshjet e plejofit kundër Bosnjë-Hercegovinës (1-0/0-1). “Dua t’i falënderoj të gjithë madrilenët për mbështetjen dhe durimin e treguar. Tashmë jam gati për t’u kthyer dhe do të jap gjithçka. Falënderoj edhe ata që më ndihmuan të rikuperohesha dhe klubin që më dha besimin”, - ka thënë “CR9”.
Vazot e shortit
FIFA ka përcaktuar edhe katër vazot e mundshme me nga tetë skuadra secila për shortin e finaleve të Kampionatit Botëror “Afrika e Jugut”, e që do të hidhet, më 4 dhjetor.
VAZO 1
Afrika e Jugut
Brazili
Spanja
Italia
Gjermania
Argjentina
Anglia
Franca
VAZO 2
Holanda
Portugalia/Bosnja
Slovenia
Zvicra
Greqia
Serbia
Danimarka
Sllovakia
GRUPI 3
Bregu i Fildishtë
Gana
Kameruni
Nigeria
Algjeria
Paraguai
Kili
Uruguai
VAZO 4
Japonia
Koreja e Jugut
Koreja e Veriut
Australia
Zelanda e Re
Shtetet e Bashkuara
Meksika
Hondurasi
Barça-Real, përplasje gjigantësh
Dy kundërshtarët historike në Spanjë, Barcelona dhe Real Madrid, kanë synime të ndryshme në merkaton e dimrit. Madrilët duan të shesin, ndërsa katalanasit jo, madje duan të mbajnë fort disa lojtarë të rëndësishëm. Strategjinë janë bërë të ditura nga shtypi sportiv vendes në momentin ku skuadrat ndodhen në krye të renditjes se kampionatit, vetëm 1 pikë larg njëra – tjetres. E përditshmja “El Mundo Deportivo” shkruan se Diarra, Van Nistelrooy, Gago, Dudek, Drenthe, Metzelder dhe Van der Vaart pritet të bëjnë gati valixhet. Synimi i presidentit Florentino Perez është të rikthejë në arkat e klubit një pjesë të parave të shpenzuara për blerjet e bujshme të verës. Plane të tjera kane kryesuesit e Primera Division. Sipas gazetës katalanase “Sport”, Barca do të zgjasë kontrata e Iniesta dhe Pique. Të parit pritet t’i zgjatet marrëveshja deri në 2016 ndërsa të dytit deri në 2014. Përballaja e parë mes Barcelona dhe Real Madrid do të jetë më 28 nëntor në stadiumin “Camp Nou”. Liverpool, Manchester City, Arsenal dhe Manchester United, që të gjithë janë lidhur me një transferim të lojtarit të Bregut të Fildishtë në afatin kalimtar të janarit. “E ardhmja ime në Barcelona është e kthjellët. Është mirë të lidhesh me klube prestigjioze, por unë jam këtu në Barcelona për momentin. Nuk zhvendosem askund, derisa Barcelona nuk pranon ofertën, dhe e di se nuk do të luaj një po një jo”, ka thënë lojtari për Skysports. Mbrojtësi i qendrës i skuadrës kampione të Champions League, Gerard Pique, dëshiron që të fitojë sfidën me Interin para asaj me real Madrid. Në një intervistë për gazetën “Marca”, spanjolli i Barcelonës u shpreh se “do të më pëlqente të fitoja ndeshjen me italianët se sa me Real Madrid”. Kjo për shkak se ndeshja e së mërkurës është me e rëndësishme për fatin e mëtejshëm të Ligës së Kampioneve se sa ajo kundër rivalëve historikë në Premiera Devision.
Milani kërkon Migjen Bashën
Migjen Basha është në fokusin e Milanit. 22-vjeçari kosovar me pasaportë zvicerane kërkohet nga gjigantët italianë të Serisë A. Lajmi jepet nga portali italian, calciomercato.com, që i referohet nga ana e tij njërit prej agjentëve të Bashës, Serxhio Gabarelit, ky i fundit konfirmoi edhe zërat që qarkullojnë rreth një transferimi të mundshëm të mesfushorit shqiptar. “Shumë sy janë fiksuar mbi të, të paktën prej disa muajsh. Napoli, Milani e Fiorentina e kanë ndjekur, por besoj se do të jetë e vështirë ta marrin në muajin janar”, - tha Gabareli, në lidhje me Bashën, në forcë aktualisht me Frozinone. Bashaj ka në pasur një karrierë në ngjitje, por sipas agjentit të tij mund të përmirësohet akoma, sidomos në aspektin fizik. “Luan shumë mirë pa top, por ka dhe një dhunti në gjuajtjet në ecje e sipër. Nëse do të vazhdojë kështu, mund të shënojë 4-5 gola sezonalë. Ka në kokë vetëm futbollin dhe familjen e tij”.
Hidink mendon largimin nga Rusia
Marrëveshja e Gus Hidink skadon në verën e ardhshme dhe moskualifikimi i rusëve për në “Afrikën e Jugut 2010”, sigurisht qe pritet të lëkundë edhe stolin e tij. “Kam marrëveshje deri në fund të Kampionatit botëror, në qershor të vitit 2010. Pyetja nëse do të mbetem përzgjedhës për Kampionatin Evropian 2012, kërkon kohë per t’u menduar”, - ka thënë Hidink. Hidink është trajner i kombëtares ruse nga vitit 2006 dhe arriti ta kualifikojë atë në Euro 2008, në grupin e të cilit ishin Anglia dhe Kroacia, ndërsa më pas arriti deri në gjysmëfinale. Sllovenia hyn për herë të dytë në historinë e Kampionateve Botërore. Vendi i vogël i Ballkanit Perëndimor nxori jashtë Kupës së Botës, as më pak dhe as më shumë, por Rusinë, falë një fitoreje 1-0 në Maribor, duke e çuar rezultatin e përgjithshëm në 2-2, pasi Rusia kishte fituar ndeshjen e parë 2-1. Slovenia kishte marrë pjesë edhe në Kampionatin Botëror të vitit 2002. Interesant është një fakt, se Slovenia, barazoi dy herë pa gola me Shqipërinë në eliminatoret e Kampionatit Europian, ndërsa tani është një prej 32 ekipeve finaliste të Kampionatit Botëror 2010.
20 Nentor 2009