E Shtunë, 31 Tetor 2026

Federer fiton titullin e 15-të në Slem

Finalja më e ekuilibruar, emocionuese dhe e gjatë e historisë së Uimbëlldonit ka shpërblyer për të gjashtën herë Roxher Federer. Zvicerani fiton titullin e 15-të në Grand Slem, duke thyer rekordin e Pit Sampras, i cili ishte i pranishëm në tribunë. Maratona e tenisit, e cila zgjati 4 orë e 16 minuta, filloi më mirë për Endi Rodik, i cili fitoi në setin e parë me rezultatin 7:5. Amerikani i kishte të gjitha mundësitë të fitonte edhe setin e dytë, por nga avantazhi fillestar 5:1 e më pas 6:2, Federer përmbysi gjithçka në 8:6. Federer fitoi edhe setin e tretë me shifrat 7-5, ndërsa Rodik u kundërpërgjigj me fitoren 6:3 të setit të katërt. Emocionet e vërteta erdhën në setin e pestë dhe të fundit: Rodik ishte në avantazh 7-8, por papritur shifrat barazohen. Përgjigje dhe kundërpërgjigje, deri sa në fund Federer u shpall fitues me rezultatin 16:14. "Ky ishte një vit i jashtëzakonshëm për mua, tha Federer".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›