E Shtunë, 31 Tetor 2026

Igli Tare: Na duhen blerje në mbrojtje

Kjo verë ka për të qenë mjaft e lodhshme për Igli Taren. Ish-kapiteni i Kombëtares, që tashmë punon si drejtor sportiv i Lacios, do të jetë i impenjuar me ndërtimin e skuadrës së ardhshme. Dje bardhekaltërit nisën grumbullimin dhe në dispozicion të trajnerit Balardini ishin plot 35 futbollistë. Por Tare duhet të mbyllë marrëveshjet për qëndrimin e lojtarëve kryesorë të "shqiponjave" (Pandev, Ledezma e De Silvestri), si dhe të mendojë për përforcimin e mbrojtjes. "Unë dhe presidenti Lotito kemi folur me menaxherët e Pandev, Ledezmës e De Silvestrit dhe do t‘u bëjmë oferta të rëndësishme. Më pas vendosin ata. Afrimi i Matuzalem nga Saragoza ende nuk është zyrtar. Blerje? Mendoj se do të ndërhymë për të përforcuar repartin e mbrojtjes. Nedved? Është një lojtar shumë i madh...", ishin fjalët e 35-vjeçarit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›