E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapllani, 4 gola në miqësore me Augsburgun

Edmond Kapllani i ka treguar trajnerit të Augsburgut, holandezit Jos Luhukai, se mund të jetë një prej pikave të forta të ekipit në sezonin e ri të Bundesligës II. Sulmuesi i Kombëtares ka lënë shenjë në miqësoren e parë sezonale të skuadrës, tek e cila u transferua gjatë verës nga Karlsruhe. Augsburgu fitoi 20:0 përballë Donauorth 08, ndërsa 26-vjeçari u aktivizua që prej fillimit në pozicionin e tij të preferuar, si sulmues qendre. Kapllani realizoi 4 gola në portën kundërshtare, duke qenë golashënuesi i dytë më i mirë pas Mikael Thurk me 5 gola. Paraqitja e Kapllanit, por mbi të gjitha e të gjithë repartit ofensiv, u vlerësua edhe nga tekniku Luhukai, i cili beson se në këtë mënyrë "bomberat" e tij do të fitojnë besim në kualitetin e tyre, për t‘u shërbyer maksimalisht objektivave të Augsburgut.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›