Skela "divorcohet" nga Energi Kotbuz
Ajo që u paralajmërua disa javë më parë, tashmë është zyrtarizuar. Rrugët e Ervin Skelës dhe klubit gjerman të Energi Kotbuz do të ndahen. Ky ishte qëndrimi zyrtar i klubit që në fund të edicionit të kaluar u largua nga Bundesliga. Mesfushori i Kombëtares kishte bërë të ditur se nuk do të qëndronte me skuadrën në Bundesligën II. Tashmë, e ardhmja e 32-vjeçarit mbetet enigmë: kuqeziu ka oferta nga TuS Koblenci në Gjermani, turqit e Trabzonsporit, ndërsa për shërbimet e tij interesohet edhe Kaljari në Itali. "Kësaj historie i erdhi fundi", deklaroi zëdhënësi i klubit, Gersh. Që prej janarit 2007, Skela ka luajtur 72 ndeshje me Kotbuz, duke shënuar 9 gola. Ai rinovoi kontratën deri në vitin 2010, por marrëveshja ishte e vlefshme vetëm për ligën elitare.