E Diel, 1 Nëntor 2026

Ronald Gërçaliu: Qëndrova në Austri vetëm prej familjes

Brenda një sezoni me Red Bull Salcburgun, Ronald Gërçaliu arriti të shpallej kampion i Austrisë. Por, prej disa ditësh ai është transferuar zyrtarisht te një tjetër skuadër që militon në Bundesligë, SC Magna. Ofertat për mbrojtësin tiranas, që luan me përfaqësuesen austriake, ishin të shumta, por 23-vjeçari zbulon përse refuzoi klube nga Greqia dhe Gjermania për t‘u bërë pjesë e klubit modest, të krijuar vetëm në vitin 2008, e që në këtë sezon do të luajë në elitë. "Ndodhem në pozita të tilla, ku nuk mund t‘i marr i vetëm vendimet për karrierën", tha Gërçaliu. "Sëlltik shfaqi interes, por nuk pati asgjë konkrete. Të njëjtën gjë mund të them edhe për holandezët e Tuentes. Oferta konkrete erdhën nga Gjermania e Greqia, por bashkëshortja ime sapo ka lindur. Do të ishte e vështirë që ata të spostoheshin në një tjetër vend".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›