E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani i braktisur, vetëm 800 abonime

Shitja e Kakasë shkaktoi pakënaqësinë e tifozëve për largimin e idhullit nga skuadra. Tashmë, në formë zhgënjimi për largimin e brazilianit dhe hakmarrjeje për të gjitha gënjeshtrat e thëna nga Galiani dhe Berluskoni, mbështetësit kuqezi janë pozicionuar kundër klubit. Sipas "Corriere della Sera", fushata e abonimeve për sezonin e ri po ecën shumë keq: janë rinovuar vetëm 800 tesera, ndërkohë që vitin e kaluar numri i të abonuarve në "San Siro" ishte 42882. Dymbëdhjetë muaj më parë, në të njëjtën periudhë, numri i tifozëve që kishin siguruar një vend për gjithë edicionin ishte 12 mijë, një shifër të cilën Milani rrezikon mos ta arrijnë deri në mbylljen e abonimeve. E kundërta ndodh me kushërinjtë-rivalë të Interit, të cilët kanë regjistruar rritje me 15 për qind nëse krahasohen me vitin 2008. Deri më tani, 24 mijë tifozë zikaltër i kanë shprehur besim projektit të Moratit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›