Gilman Lika, zyrtarisht te Boluspor
Tashmë është zyrtare: Boluspori do të jetë skuadra e re e Gilman Likës. Mesfushori 22-vjeçar, i cili ishte pjesë e Haxhetepes në Superligën turke gjatë edicionit të kaluar, ka pranuar ofertën e klubit që militon në Ligën 1 (Kategorinë e Dytë në Turqi). Talenti i Kombëtares shqiptare bëhet lojtari i parë i huaj i skuadrës, që tashmë synon ngjitjen në elitë. Në ceremoninë e hedhjes së firmës në kontratë, përveç presidentit të Bolusporit, Nexhip Çarikçi dhe menaxherit të Likës, të pranishëm ishin edhe mjaft tifozë të skuadrës. Shkodrani ka pranuar marrëveshjen që e lidh në stadiumin "Ataturk" të Bolusë për dy vitet e ardhshme. "Kemi realizuar transfertën tonë të parë ndërkombëtare në merkaton e futbollistëve. Këtë vit, Bolusporti shihet si një prej kandidateve për t‘u ngjitur në Superligë dhe kjo ishte një prej arsyeve përse Lika pranoi të luante me ne. Ai është një lojtar mjaft i mirë", deklaroi Çarikçi. "Ky ishte vetëm hapi i parë drejt afrimit të lojtarëve joturq në kontingjentin e skuadrës. Do të vazhdojmë me këtë politikë dhe nuk mendoj se kjo do të na shkaktojë probleme".
Vetëm pak ditë më parë, Gilman Lika e kishte refuzuar ofertën e drejtuesve të këtij klubi, sepse rroga sezonale nuk ishte e kënaqshme. Oferta e dytë ishte dukshëm më e mirë, pasi shqiptari shihej si një përforcim i domosdoshëm për të pretenduar ngjitjen mes më të mirëve. "Jam mjaft i mahnitur, sepse transferimi im te Boluspori ka ngjallur shumë interes. Jam i vetëdijshëm për objektivat e klubit dhe besoj se pas kaq shumë vitesh, qyteti i Bolurit dhe të gjithë tifozët e meritojnë ta shohin skuadrën e tyre në Superligën turke. Kam ardhur në një skuadër mjaft cilësore dhe objektivi kryesor është që të jap kontributin tim për t‘u bërë pjesë e ligës së më të mirëve. Besoj se do ta realizojmë këtë objektiv", deklaroi Lika përpara mediave, ndërkohë që mbante në qafë edhe një shall të klubit. Lika e ka të qartë përgjegjësinë e madhe që mban mbi shpatulla, pavarësisht moshës së re: të jetë vendimtar në realizimin e ëndrrës 17-vjeçare të ekipit. Boluspori tenton dëshpërimisht të kthehet në Superligën turke që prej vitit të largët 1992. Në dy sezonet e fundit, bardhekuqtë kanë qenë fare pranë realizimit të objektivit, por në finalen e "play-off"-it të vitit 2008 u mposhtën nga Eskishehirspor, ndërsa më 15 maj 2009 ata u dorëzuan sërish në takimin vendimtar, këtë herë përballë Karshijakas. E krijuar në vitin 1965, skuadra ka luajtur për 20 vjet në elitën e futbollit turk dhe rezultatet më të mira kanë qenë vendi i tretë në sezonin 1973-‘74 dhe finalja e Kupës në edicionin 1980-‘81.