E Shtunë, 31 Tetor 2026

Federer i ruan synimet

Nëntë muaj pasi është bërë baba, Roger Federer është duke treguar se përgjegjësitë familjare nuk i pengojnë në paraqitjet e tij. Tenisti numër një në botë e bëri të qartë këtë në prag të fillimit të rrethit të dytë në Miami Masters të shtunën, derisa komentoi ngjarjet e rëndësishme nga viti 2009, kur gruaja e tij Mirka Vavrinec lindi vajza binjake.

Në terren, Federer fitoi Rolland Garrosin dhe titullin e gjashtë në Wimbledon, ndërsa u rikthye në pozitën e parë, të cilën e kishte humbur në gusht 2008 nga Rafael Nadal. Ai e filloi vitin 2010 me një tjetër titull në Australian Open. “Sa u përket synimeve, asgjë nuk ka ndryshuar”, tha dy herë kampioni në Crandon park.

“Jam i kënaqur me pozitën aktuale. Isha numër dy kur Mirka ishte shtatzënë, numër një (në fund të korrikut) kur lindën vajzat. Më duhet të synoj lart, të mbetem tenisti numër një të mundohem të fitoj Grand Slam turne si dhe këtu në Miami. Është diçka që tashmë jam mësuar ta bëj në shtatë vitet e fundit – të synoj kulmin”, u shpreh ai. Federer shpreson t’i kthehet triumfit pas humbjes dëshpëruese në rrethin e tretë të Indian Wells nga Marcos Baghdatis.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›