Lehtë për kryesuesit

Në këtë fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 19-të e Superligës së Kosovës në hendboll, në konkurrencën e meshkujve, e cila nuk sjell ndonjë derbi që vlen të përmendet. Kështu, të shtunën në kryeqytet, Prishtina do të ballafaqohet me Trepçën. Pas humbjes që e pësuan në xhiron e fundit nga Besa Famiglia, bardh e kaltrit synojnë t’u rikthehen fitoreve.
Kjo do të jetë edhe ndeshja paksa më interesante për dallim prej takimeve tjera, e cila nis në orën 15:30. Kurse po të shtunën në Vushtrri, Drenica do t’i matë forcat me Besa Famiglian, e cila është favorite në këtë ballafaqim, i cili fillon në orën 14:30. Në të njëjtën ditë në Ferizaj, Kastrioti do të ndeshet me Vëllaznimin prej orës 19:00. Ndërsa ndeshja e paraparë për t’u zhvilluar ndërmjet Rahovecit dhe Kosovës nuk dihet se a do të luhet, pasi Rahoveci ka mungesë të hendbollistëve.
Superliga – Xhiroja e 19-të
E shtunë
Drenica – Besa F. 14:30
Prishtina – Trepça 15:30
Kastrioti – Vëllaznimi 19:00
Rahoveci – Kosova ?