Kontrata të reja koncesionare
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka lidhur një marrëveshje të rëndësishme në sektorin e mineraleve, me vlerë mbi 2 miliardë lekë. Me anë të një vendimi të komisionit të vlerësimit të ofertave, rezultoi se shoqëritë “Kurum Energy” dhe “Sichuan Jiannanchun” janë shpallur fituese për marrjen me koncesion të disa objekteve në sektorin e minierave. Bëhet fjalë për dhënien me koncesion të objekteve “Miniera e kromit, Kalimash”, “Miniera e kromit, Vlahna”, “Fabrika e pasurimit të kromit, Kalimash” dhe “Fabrika e pasurimit të bakrit, Golaj”, për vlerën totale të investimit prej 2499100000 lekësh. Tashmë palëve u duhet të firmosin shkresat e fundit deri në nisjen e punës. Ndërkaq, ministria ka bërë të ditur se pas përfundimit të procesit të verifikimit të koncesioneve në rang vendi, rezulton se pjesa dërrmuese janë në aktivitet të plotë sipas ligjit, megjithatë monitorimi do të vijojë të jetë në maksimum.
#