E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish të përndjekurit: Nuk dalim nga greva pa u plotësuar kushtet

Shtatë ish të dënuar politikë, prej dymbëdhjetë ditësh ndodhen në grevë urie, si protestë kundër ligjit për dëmshpërblimin e tyre. Grevën e urisë ata e kanë nisur ne oborrin e Institutit për Integrimin e ish të dënuarve politikë, në një ambient të improvizuar, me kushte shumë të vështira. Një nga kërkesat kryesore të tyre është informimi i tyre në lidhje me fondin e qeverisë për dëmshpërblimet si dhe kompensimi i pasurive te konfiskuara të gjithë ish të përndjekurve politike.
Grevistët deklarojnë se pavarësisht përkeqësimeve të gjëndjes shëndetësore ata do ta vazhdojnë grevën e tyre, deri në plotësimin e kushteve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›