E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith: Strukturat paralele duhet të zhbëhen



Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith ka thënë se strukturat paralele në Kosovë, të cilat vazhdojnë të mbështeten nga Beogradi, duhet të zhbëhen.

Feith, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, ka theksuar se në veri, ato mund të zëvendësohen me ndërlidhje të privilegjuara midis Beogradit dhe popullsisë në veri të Kosovës, për t'i siguruar qytetarët serbë se mund ta ruajnë mënyrën tradicionale të të jetuarit, se mund të pranojnë burime për të mbështetur edukimin dhe shëndetësinë.

"Kësisoj, edhe ne mund të shfrytëzojmë më së miri të ardhurat doganore, të cilat duhet të qarkullojnë sërish. Por, e gjithë kjo, duhet të jetë e bazuar në parimin e transparencës dhe llogaridhënies. Mendoj se vetëm mbi këto baza mund të kemi përmirësim të kushteve jetësore, për qytetarët e veriut të Kosovës", ka thënë ndër të tjera Feith.

Feith ka shprehur vendosmeërinë për të përparuar në veri dhe prandaj - siç u shpreh ai - është hartuar ajo që ne e quajmë qasje gjithëpërfshirëse, e cila gëzon mbështetjen e Grupit Drejtues Ndërkombëtar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›