Feith jep vlerësimin maksimal për Kosovën në Bruksel
Përfaqësuesi special i Bashkimit Europian në Kosovë, Piter Feith, informoi dje anëtarët e Komisionit të Punëve të Jashtme në Bruksel për zhvillimet më të fundit politike në Kosovë duke e përshkruar situatën si të qëndrueshme, ndërsa i ka vlerësuar edhe marrëdhëniet e mira që ka me Qeverinë e Kosovës. “Në përgjithësi, situata në Kosovë ka mbetur e qëndrueshme dhe e qetë gjatë shtatë muajve të fundit”,- ka thënë Feith, duke shtuar: “Ne kemi marrëdhënie të mira pune me Qeverinë e Kosovës dhe me partnerët tanë ndërkombëtarë gjë që është shumë me rëndësi për ballafaqimin me sfidat që janë para nesh”. Ai mirëpriti në veçanti përparimin e bërë nga Qeveria në fushën e legjislacionit, duke ofruar një kornizë të gjerë për mbrojtjen e komuniteteve pakicë, për trashëgiminë fetare dhe kulturore dhe për decentralizimin.
Një hap tjetër i rëndësishëm i bërë përpara, sipas tij, është se rikonfigurimi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) që po vazhdon dhe po rrit dinamikën. “Misioni i BE-së për sundimin e ligjit, EULEX, tashmë do të jetë në pozitë më të mirë për t’u vendosur në tërë Kosovën për të mbështetur zhvillimin e një sistemi më të fuqishëm, të paanshëm dhe shumetnik të sundimit të ligjit”,- u shpreh Feith në Komisionin Europian. Përsa i përket marrëdhënieve me komunitetin serb, Feith theksoi se “do të vazhdojmë përpjekjet tona me përfaqësuesit politikë serb dhe me udhëheqësit e komunitetit për të ngritur vetëdijen se ne jemi në Kosovë për të ndihmuar në krijimin e një shoqërie në të cilën të gjithë do të ndjehen të sigurt dhe në të cilën respektohen dhe mbrohen të drejtat e të gjitha komuniteteve”. Përfaqësuesi Special i BE-së gjithashtu theksoi mundësitë që ka krijuar Konferenca e suksesshme e donatorëve në korrik të këtij viti. “Është me rëndësi jetike që ndihma e zotuar financiare të përdoret me mençuri dhe transparencë nga Qeveria e Kosovës. Jemi të sigurt se Qeveria do të vazhdojë të punojë për të bërë reformat e nevojshme dhe të përparojë në mënyrë të vazhdueshme drejt rrugës së saj për në BE”,- tha Feith.
Samoa, vendi i 47-të që njeh pavarësinë e Kosovës
Vendeve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës iu shtua edhe Samoa duke e çuar numrin e vendeve pro pavarësisë në 47. Njohja zyrtare e Republikës së Kosovës nga qeveria e shtetit të Samoas që ndodhet në pjesën jugore të Oqeanit Pacifik ka mbërritur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, përmes një fax-i. Në notën verbale, dërguar presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu ndër të tjera thuhet se “Shpresojmë se pavarësia e Kosovës do të hasë në njohje edhe më të gjerë, gjë që do të ndihmonte në përmbylljen e konfliktit të viteve 90-ta, të cilat e dëmtuan Ballkanin Perëndimor dhe se do të arrijë stabilitet në rajon”. Letra është nënshkruar nga kryeministri i shtetit të pavarur të Samoas, Tuilaepa Lupesoliai Sailele Malielegaoi. Kryeministri i Samoas i ka uruar presidentit të Kosovës dhe popullit të saj, “suksese ne përpjekjet për ndërtimin e shtetit”.
Me këtë rast, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka falenderuar nëpërmjet një telegrami kryeministrin e Samoas, Tuilaepa Lupesoliai Malielegoai, me rastin e njohjes së Republikës së Kosovës. Këto ditë pritet që Kosovën ta njohin edhe shtetet fqinje: Maqedonia dhe Mali i Zi. Lajmi për njohjen e Kosovës nga Maqedonia u njoftua nga gazeta greke “Elefteros tipos”. Gjithashtu burime qeveritare në Shkup, bëjnë të ditur për agjencinë e lajmeve INA Përfaqësuesi special i Bashkimit Europian në Kosovë, Piter Feith, informoi dje anëtarët e Komisionit të Punëve të Jashtme në Bruksel për zhvillimet më të fundit politike në Kosovë duke e përshkruar situatën si të qëndrueshme, ndërsa i ka vlerësuar edhe marrëdhëniet e mira që ka me Qeverinë e Kosovës. “Në përgjithësi, situata në Kosovë ka mbetur e qëndrueshme dhe e qetë gjatë shtatë muajve të fundit”,- ka thënë Feith, duke shtuar: “Ne kemi marrëdhënie të mira pune me Qeverinë e Kosovës dhe me partnerët tanë ndërkombëtarë gjë që është shumë me rëndësi për ballafaqimin me sfidat që janë para nesh”. Ai mirëpriti në veçanti përparimin e bërë nga Qeveria në fushën e legjislacionit, duke ofruar një kornizë të gjerë për mbrojtjen e komuniteteve pakicë, për trashëgiminë fetare dhe kulturore dhe për decentralizimin.
Një hap tjetër i rëndësishëm i bërë përpara, sipas tij, është se rikonfigurimi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) që po vazhdon dhe po rrit dinamikën. “Misioni i BE-së për sundimin e ligjit, EULEX, tashmë do të jetë në pozitë më të mirë për t’u vendosur në tërë Kosovën për të mbështetur zhvillimin e një sistemi më të fuqishëm, të paanshëm dhe shumetnik të sundimit të ligjit”,- u shpreh Feith në Komisionin Europian. Përsa i përket marrëdhënieve me komunitetin serb, Feith theksoi se “do të vazhdojmë përpjekjet tona me përfaqësuesit politikë serb dhe me udhëheqësit e komunitetit për të ngritur vetëdijen se ne jemi në Kosovë për të ndihmuar në krijimin e një shoqërie në të cilën të gjithë do të ndjehen të sigurt dhe në të cilën respektohen dhe mbrohen të drejtat e të gjitha komuniteteve”. Përfaqësuesi Special i BE-së gjithashtu theksoi mundësitë që ka krijuar Konferenca e suksesshme e donatorëve në korrik të këtij viti. “Është me rëndësi jetike që ndihma e zotuar financiare të përdoret me mençuri dhe transparencë nga Qeveria e Kosovës. Jemi të sigurt se Qeveria do të vazhdojë të punojë për të bërë reformat e nevojshme dhe të përparojë në mënyrë të vazhdueshme drejt rrugës së saj për në BE”,- tha Feith.
Samoa, vendi i 47-të që njeh pavarësinë e Kosovës
Vendeve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës iu shtua edhe Samoa duke e çuar numrin e vendeve pro pavarësisë në 47. Njohja zyrtare e Republikës së Kosovës nga qeveria e shtetit të Samoas që ndodhet në pjesën jugore të Oqeanit Pacifik ka mbërritur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, përmes një fax-i. Në notën verbale, dërguar presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu ndër të tjera thuhet se “Shpresojmë se pavarësia e Kosovës do të hasë në njohje edhe më të gjerë, gjë që do të ndihmonte në përmbylljen e konfliktit të viteve 90-ta, të cilat e dëmtuan Ballkanin Perëndimor dhe se do të arrijë stabilitet në rajon”. Letra është nënshkruar nga kryeministri i shtetit të pavarur të Samoas, Tuilaepa Lupesoliai Sailele Malielegaoi. Kryeministri i Samoas i ka uruar presidentit të Kosovës dhe popullit të saj, “suksese ne përpjekjet për ndërtimin e shtetit”.
Me këtë rast, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka falenderuar nëpërmjet një telegrami kryeministrin e Samoas, Tuilaepa Lupesoliai Malielegoai, me rastin e njohjes së Republikës së Kosovës. Këto ditë pritet që Kosovën ta njohin edhe shtetet fqinje: Maqedonia dhe Mali i Zi. Lajmi për njohjen e Kosovës nga Maqedonia u njoftua nga gazeta greke “Elefteros tipos”. Gjithashtu burime qeveritare në Shkup, bëjnë të ditur për agjencinë e lajmeve INA se, Maqedonia brenda disa ditëve do ta njohë pavarësinë e Kosovën. Edhe Mali i Zi pritet ta njohë Kosovën së shpejti. Deputetët e koalicionit qeverisës të këtij vendi, i kanë dërguar kryetarit të parlamentit Ranko Krivokapiç një rezolutë për domosdoshmërinë e përshpejtimit të procesit të integrimit të Malit të Zi në strukturat europiane dhe euroatlantike.
se, Maqedonia brenda disa ditëve do ta njohë pavarësinë e Kosovën. Edhe Mali i Zi pritet ta njohë Kosovën së shpejti. Deputetët e koalicionit qeverisës të këtij vendi, i kanë dërguar kryetarit të parlamentit Ranko Krivokapiç një rezolutë për domosdoshmërinë e përshpejtimit të procesit të integrimit të Malit të Zi në strukturat europiane dhe euroatlantike.
17 Shtator 2008