E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith mirëpret emërimin e Smakajt

Prishtinë - Emërimi i Bashkim Smakajt në postin e Drejtorit të Agjencisë Kosovare të Shërbimeve Sekrete është mirëpritur nga Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (ICR) Pieter Feith. Gjatë një prononcimi për media, Feith u shpreh se “Ky është një hap tjetër i rëndësishëm në konsolidimin e institucioneve të Republikës së Kosovës. Ky emërim është plotësisht në frymën e zotimeve që ka marrë Kosova në bazë të Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës. Smakaj merr përsipër përgjegjësi të rëndësishme, në mes tjerash ndërtimin e një agjencie jopolitike dhe shumetnike”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›