E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish ushtarakët kërkojnë dorëheqjen e Mujotës

Prishtinë - Ish-pjesëtarët e TMK-së, të cilët nuk janë pranuar në Forcën e Sigurisë së Kosovës, kanë protestuar sot duke e kundërshtuar procesin e përzgjedhjes së tyre për FSK. Ata kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit Fehmi Mujota dhe komandantit të FSK-së, gjeneral Sylejman Selimi dhe zëvendësit të tij, Rrahman Rama. Ata kësaj here kanë protestuar para ndërtesës ku ka qenë shtabi i TMK-së dhe ku edhe do të vendoset Ministra e FSK-së. Duke bërë thirrje që protesta të mos marrë kahe politike, ata kanë kërkuar mirëkuptim nga pjesëtarët e pranuar në FSK, të cilëve mund t’iu shkaktohen telashe. Ish-pjesëtarët e TMK-së pasi nuk kanë marrë përgjigje nga institucionet në lidhje me pozitën e tyre, unanimisht kanë vendosur të hyjnë në protesta të përditshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›