Thaçi: Rezoluta e PE-së na ngarkon me përgjegjësi
Prishtinë - Kryeministri Hashim Thaçi ka shprehur falënderimin në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për Parlamentin Evropian, me rastin e miratimit të rezolutës për Kosovën, e cila konfirmon angazhimin dhe suksesin e shënuar në Kosovë. Gjatë mbledhjes së qeverisë, Thaçi tha se “Rezoluta e Parlamentit Evropian është mbështetje për Kosovën dhe të ardhmen evropiane për të gjithë rajonin”, është shprehur kryeministri Thaçi, duke vlerësuar sidomos ftesën që kjo rezolutë ju bënë vendeve të Bashkimit Evropian që akoma nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë këtë sa më parë.
“Në këtë rast, edhe Qeveria e Republikës së Kosovës u bën ftesë të gjitha vendeve të Bashkimit Evropian, të cilat akoma nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që ta bëjnë këtë”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.