E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taxhikistani lëshon hapësirën ajrore për NATO-n

Dushanbe - Presidenti i Taxhikistanit ka konfirmuar gatishmërinë e tij për të ofruar hapësirën ajrore të vendit për furnizimet joushtarake të NATO-s drejt Afganistanit. Lajmin e ka konfirmuar ambasada amerikane në Taxhikostan ku theksohet se Taxhikistani ka rënë dakord t'i ofrojë NATO-s hapësirën e tij ajrore për transportimin e furnizimeve joushtarake drejt Afganistanit duke ndihmuar kështu Shtetet e Bashkuara të Amerikës në shtimin e linjave tranzite në rajon. ''Kjo nevojë lindi pas vendimit të administratës së presidentit Obama për shtimin e numrit të ushtarëve amerikanë në Afganistan'', thuhet në njoftimin për shtyp të ambasadës, cituar nga Reuters.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›