Spiropali i bashkohet sërish grevës “Më mori malli për grevistët”
Autori i Lajmit: Redaksia
Elisa Spiropali, grevistja që ditën e diel braktisi grevën, ka dalë dje nga spitali rreth orës 13:00, siç deklaroi dhe menjëherë është rikthyer në ambientet e çadrave për të takuar grevistët e tjerë. Spiropali deklaroi se nuk mund ti rikthehet grevës, pasi mjekët nuk ia lejojnë një gjë të tillë. “Jam rikthyer për të takuar grevistët, më kishte marrë malli për të gjithë. Dëshira ime dhe vullneti im do donte të rikthehesha brenda, por për arsye shëndetësore dhe për rregullat që ka greva, nuk mund të kthehem më në grevë”, - tha Spiropali. Ndërsa grevën, që tashmë ka shënuar ditën e saj të 12-të, Spiropali e cilëson si të nevojshme për të rivendosur në vend shtetin ligjor, moralin e vendit. Sipas saj, kjo është një grevë patriotike. “Ne jemi për të vendosur në këtë vend shtetin ligjor, institucionet e pavarura, kemi një qeveri që ka dalë nga sistemi i deformuar kushtetues, ligjor. Jemi këtu për të vendosur në vend shtetin e së drejtës, është grevë patriotike, nuk jetohet në një barakë të kalbur, që bie copa-copa, çdo ditë”, – nënvizoi Spiropali.
Ky lajm është publikuar: 12/05/2010