E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strazimiri: Ligji të funksionojë njësoj për të gjithë

TIRANË- Grupi parlamentar i Partisë Demokraike reagoi sot ndaj vendimit të tre ditëve më parë të Gjykatës së Tiranës, e cila caktoi masën e sigurisë "arrest shtëpie" për Besnik Dabullën, djalin e deputetes Arta Dade, ndërsa Prokuroria e Tiranës kërkoi 20 ditë burg me akuzën për "armëmbajtje pa leje" dhe "plagosje të rëndë".

Strazimiri theksoi se "ligji duhet te funksionojë njësoj për të gjithë, edhe për djalin e Artës, Hamitit apo secilit prej xhahileve që ende sot rëndojne mbi të sotmen e të ardhmen tonë, si për djemtë e secilit prej prindërve shqiptarë që kanë fatin e keq të përballen me ligjin në të njëjtat rrethana".

"Sot pas 20 e ca vjetësh, drejtesia shqiptare nuk mund të sillet si në kohen e Tao-Taove", tha deputeti i PD-së, Gent Strazimiri. Besnik Dabulla u arrestua mbrëmjen e së mërkurës për plagosjen e shokut të tij, Endri Lufi, në dalje të lokalit, në zonën e ish-bllokut në Tiranë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›