E Shtunë, 31 Tetor 2026

Felipe Melo: Dua të fitoj gjithçka

Që prej ditës së parë si bardhezi, Felipe Melo nuk i ka fshehur ambiciet për aventurën e re me Juventusin. "Mendoj se kjo skuadër e ka kualitetin të fitojë gjithçka. Juve është një klub i madh", deklaroi mesfushori brazilian pas vizitave mjekësore në Torino. "Megjithatë, për të fituar të gjithë trofetë ku garon, nevojitet shumë punë". Skuadra e Ferrarës pagoi 25 milionë euro te Fiorentina. Rreth konkurrencës me Interin, Melo shtoi: "Me blerjen time, të Diegos dhe Kanavaros, mendoj se kontingjenti i Juventusit është në nivelin e zikaltërve. Besoj se kemi shanse të mira të fitojmë edhe në Europë".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›