Valencia nuk zbret nën 50 milionë euro
David Vija nuk do të ikë nga Valencia pa një ofertë, e cila të jetë e përafërt me 50 apo 55 milionë euro. Lajmi shkruhet nga shtypi spanjoll, i cili flet për një takim mes përfaqësuesit të lojtarit dhe presidentit të klubit, Manuel Llorente, gjatë së cilit numri një i klubit të "Mestajës" ka shpjeguar linjën që ai do të ndjekë kundrejt ofertave që vijnë për sulmuesin. Pas tërheqjes së Realit të Madridit, Barcelona këmbëngul ta bëjë të vetin bomberin e kampionatit spanjoll. Por edhe pse flitet se kalimi i tij te skuadra blaugrane duket i mundshëm, mësohet se presidenti Llorente nuk ka ndërmend ta shesë sulmuesin e Spanjës.