E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fëmija pi 40 cigare në ditë, merren në pyetje prindërit



Quhet Ardi Rizal dhe është vetëm 2 vjeç. Jeton me prindërit e tij në Sumatra, Indonezi. Duket një fëmijë topolak dhe i lezetshëm, por ka një ves të keq, nuk fle në darkë pa pirë të paktën 40 cigare në ditë. Në një video të publikuar në internet duket çuditshëm edhe normaliteti me të cilin prindërit e kalojnë vesin e tij. Pas namit që mori videoja në opinionin ndërkombëtar dhe komentet e bëra për të, autoritetet indoneziane kanë marrë në pyetje prindërit. Babai i Ardit tregon se djali ka qenë vetëm një vjeç e gjysmë kur ka pirë cigaren e parë dhe që atëherë nuk është ndalur më. Nëna e tij, Diana, 26 vjeç është më e shqetësuar kur tregon se tani fëmija i saj është plotësisht i varur nga duhani. “Nëse tentojmë t’i marrim paketën ai fillon të qajë dhe përplas kokën pas murit”. Asistentët socialë i kanë ofruar familjes së Ardit si dhuratë një makinë, nëse ata e detyrojnë fëmijën të lërë duhanin. Autoritetet indoneziane kanë hapur një çështje ndaj prindërve të Ardit pasi “sjellja e tyre nuk është e favorshme për zhvillimin e fëmijës”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›