E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, serbët në zgjedhjet paralele



Në pjesën veriore të Mitrovicës dhe në Novobordë sot organizohen zgjedhjet lokale për të ashtuquajturat struktura paralele të komanduara nga Beogradi. Autoritetet e Prishtinës dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë i kanë vlerësuar si të paligjshme këto zgjedhje. Zgjedhjet e rregullta lokale serbe të vitit 2008 në këto zona dështuan dhe u emërua udhëheqje e përkohshme. Bajrush Imeri, kryetar aktual i Novobërdës tha për REL se institucionet e kësaj komune nuk kanë kompetenca që t’i pengojnë zgjedhjet serbe dhe se dalja në këto zgjedhje ose jo, e qytetarëve serbë, do të varet tërësisht nga vullneti i tyre. Drejtues të disa partive politike mes të cilëve ish-kryeministri Vojisllav Koshtunica nga PD dhe ish-kandidati për president, Tomisllav Nikoliç, nga Partia Përparimtare Serbe, javën e kaluar kanë hyrë në veriun e Kosovës për të zhvilluar fushatë pa lejen e autoriteteve vendase.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›