E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA çon “British Petroleum” në gjyq



Presidenti amerikan, Barak Obama tha dje se ndjen përgjegjësi për zgjidhjen sa më të shpejtë të çështjes së ndotjes katastrofike që iu bë bregdetit amerikan nga nafta e kompanisë “British Petroleum”. Deklarata e tij u bë pasi lexoi shqetësimin në sytë e vajzës së tij, 11- vjeçares Malia, e cila e kishte pyetur, “babi a u mbyll ajo vrima që nxjerr naftën?”. Departamenti amerikan i Drejtësisë po shqyrton mundësinë për të ngritur një padi penale kundër kompanisë “British Petroleum” me termin “neglizhencë dhe papërgjegjshmëri”, duke vlerësuar veprimtarinë e saj para dhe pas incidentit. “British Petroleum” ka njoftuar se plani i saj për mbylljen e vrimës rrjedhëse në platformën naftë-nxjerrëse detare ka përfunduar, por do të duhen të paktën 48 orë për të parë nëse ai ka pasur sukses. Rreth 50,000 tonë baltë kundër shpimit është vendosur në platformë si përpjekje për të frenuar daljen në det të 19,000 barelave me naftë në ditë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›