Fëmija plagos aksidentalisht me çifte një grua
08/02/2005 Shoqërohet babai i “autorit”
ELBASAN - Ka mbërritur në spital me disa saçme në trup një 27- vjeçare nga fshati Papërr i rrethit të Elbasanit. Vajza e re është plagosur aksidentalisht, teksa fëmija i fqinjit ka shkrehur armën e harruar në drejtim të saj. Sipas burimeve spitalore, Yllka Subashi, 27 vjeçe, lindur dhe banuese në Papërr, ka marrë disa plagë në trup dhe i është nështruar ndërhyrjes kirurgjikale. Sipas mjekëve, gjendja e saj është e stabilizuar dhe saçmet nuk kanë prekur organe jetike të trupit. Menjëherë pas ngjarjes, policia ka filluar hetimet dhe pas marrjes së deklarimeve të dëshmitarëve okularë, ka shoqëruar babanë e fëmijës për të dhënë shpjegime të mëtejshme dhe ka sekuestruar armën e gjahut, me të cilën është plagosur 27-vjeçarja, e cila i ka shpëtuar mrekullisht drejtimit të saçmeve të tjera.