E Diel, 1 Nëntor 2026

Marijuana, 4 fierakë në pranga

08/02/2005  Bllokohen 8 gramë drogë

Vlorë - Arrestohen nga policia 4 shtetas nga Fieri, të cilëve u

është gjetur në makinën e tyre një sasi e vogël bime narkotike. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Vlorës, uniformat blu të së cilës kanë kryer dhe arrestimet e 4 shtetasve, dyshohet se ato janë kapur me bimë narkotike të tipit marijuanë. Shtetasit janë ndaluar nga policia rrugore, pasi shpejtësia e makinës së tyre tip Benz, me targa FR 25-67, ishte jashtë normave të lejuara. Kjo ka bërë që policia të dyshojë që të rinjtë të jenë përdorues të drogës. Fierakët janë kontrolluar në makinën e tyre dhe policia ka arritur të gjejë 8 gramë drogë e tipit marijuanë. Të rinjtë e ndaluar kanë rezultuar se kishin konsumuar sasi droge të tillë. Ndaj tyre është marra masa e ndalimit, ka pohuar dje zëdhënësi i policisë, Dhimitër Lala, dhe mendohet se ata ndoshta edhe shpërndanin drogë në mjedise të rinjsh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›